Qerreti amerikan, Bleonat shqiptare dhe “albanian lumpen celebrity”!

Mediale Vip

Qerreti amerikan, Bleonat shqiptare dhe “albanian lumpen celebrity”!

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 09:09

Nuk është Bleona jonë ajo që me veshjen e saj, ka bërë modelin e jashtëzakonshëm të vetëm sidomos në një shfaqe të “American Music Awards”. Jo, vetëm në këtë pjesë së rëndësishme të fituesve të muzikës, por dhe televizione dhe shfaqe të tjera ka pasur dhe ka një mundësi të madhe “kapërcim të normales”, e cila pastaj quhet “trasgresion” i pafund që kryesisht guximtaret e mëdha të botës së këngës dhe pastaj artit në përgjithësi bëjnë me veshjen e tyre. Në këtë pikë, një periferike këngëtare nga Shqipëria e “humbur” e këngës ndërkombëtare, sigurisht që nuk do të paraqitej me muzikën e zërin e saj, por me tejdukshmërinë e saj në trup. Qerreti, apo këngëtarja që “bëhet mjaltë për të mbledhur bletët” ka kuptuar mirë dhe qartë që në Shqipëri, se edhe në USA, nëqoftëse nuk je dot mjaltë mund të bëhesh diçka tjetër dhe vërtetë nuk mbledh bletët, por mizat sigurisht i mbledh. Nuk ka rëndësi pra, sepse fama vjen që vjen. Ajo shkoi dhe doli, lëshoi dhe batutat për pompën dhe Kryeministrin tonë që sigurisht nuk është nga ky fshat si Qerreti, dhe aty, ajo nuk mund të prezantojë dot USA, por Shqipërinë po e po. Por në këtë pjesë, Qerreti është produkt amerikan dhe le ta festojë këtë eveniment, sepse kështu në fakt është. Mizat mbas asaj gjësë që ju pëlqen mund të shkojnë lirshëm, por bletët jo. Ato sigurisht nuk shkojnë dhe qartësisht nga të gjithë fituesit e “American Music Awards” Qerreti amerikan nuk është kund. Ja dhe lista e fituesve: ARTIST OF THE YEAR Iggy Azalea, Beyonce, Luke Bryan, Eminem, Imagine Dragons, John Legend, Lorde. One Direction – WINNER Katy Perry, Pharrell Williams. NEW ARTIST OF THE YEAR PRESENTED BY KOHL'S. 5 Seconds of Summer – WINNER Iggy Azalea, Bastille, Sam Smith, Meghan Trainor. SINGLE OF THE YEAR Iggy Azalea featuring Charli XCX - "Fancy" John Legend - "All of Me" MAGIC! - "Rude" Katy Perry featuring Juicy J - "Dark Horse" – WINNER Pharrell Williams - "Happy" DICK CLARK AWARD OF EXCELLENCE Taylor Swift. FAVORITE MALE ARTIST - POP/ROCK John Legend, Sam Smith – WINNER, Pharrell Williams. FAVORITE FEMALE ARTIST - POP/ROCK Iggy Azalea, Lorde, Katy Perry – WINNER. FAVORITE BAND, DUO OR GROUP - POP/ROCK Imagine Dragons, One Direction – WINNER OneRepublic. FAVORITE ALBUM - POP/ROCK Lorde - "Pure Heroine" One Direction - "Midnight Memories" – WINNER Katy Perry - "Prism" FAVORITE MALE ARTIST – COUNTRY Jason Aldean, Luke Bryan – WINNER Blake Shelton. FAVORITE FEMALE ARTIST – COUNTRY Miranda Lambert, Kacey Musgraves Carrie Underëood – WINNER. FAVORITE BAND, DUO OR GROUP – COUNTRY- Eli Young Band, Florida Georgia Line – WINNER, Lady Antebellum. FAVORITE ALBUM – COUNTRY Garth Brooks - "Blame It On My Roots" Eric Church - "The Outsiders" Brantley Gilbert - "Just As I Am" – WINNER. FAVORITE ARTIST - RAP/HIP-HOP Iggy Azalea – WINNER, Drake, Eminem FAVORITE ALBUM - RAP/HIP-HOP Iggy Azalea - "The New Classic" – WINNER Drake - "Nothing Was The Same" Eminem - "The Marshall Mathers LP 2". FAVORITE MALE ARTIST - SOUL/R&B Chris Brown, John Legend – WINNER Pharrell Williams. FAVORITE FEMALE ARTIST - SOUL/R&B, Jhene Aiko, Beyonce – WINNER Mary J. Blige. FAVORITE ALBUM - SOUL/R&B Beyonce - "Beyonce" – WINNER John Legend - "Love in the Future" Pharrell Williams – "GIRL" FAVORITE ARTIST - ALTERNATIVE ROCK-Bastille Imagine Dragons – WINNE, Lorde. FAVORITE ARTIST - ADULT CONTEMPORARY, Sara Bareilles, OneRepublic, Katy Perry – WINNER. FAVORITE ARTIST – LATIN Marc Anthony, Enrique Iglesias – WINNER Romeo Santos. FAVORITE ARTIST - CONTEMPORARY INSPIRATIONAL Casting Crowns – WINNER Hillsong United, Newsboys FAVORITE ARTIST - ELECTRONIC DANCE MUSIC- Avicii, Calvin Harris – WINNER Zedd. TOP SOUNDTRACK Frozen – WINNER The Fault in Our Stars, Guardians of the Galaxy: Awesome Mix, Vol. 1. INTERNATIONAL SONG AWARD Chopstick Brothers - "Little Apple". INTERNATIONAL ARTIST AWARD- Zhang Zie. Dakord? Por këtu as që është emri i Qerretit, sepse nuk ka asnjë shans të jetë, i vetmi shans është të dalë jashtë normales në foto të këtij kompeticioni të madh muzikor. Ajo ka bërë detyrën e saj, se si të bëjë famë me qerretizmin e saj dhe ja ka arritur, sepse në FB dhe rrjete sociale ka gëluar emri i saj që nuk ka rëndësi pse është për mjaltë apo mizat? Tani më e rëndësishme për ne janë Bleonat tona në Shqipëri. Ose muzika jonë e shalëve jashtë (më vjen keq por është fenomen femëror), e zërit të dhjerë, por gjoksit përherë e më të madh dhe të zbuluar?! Po “Award-si” ynë, në klipet e televizioneve të shumtë që gëlojnë dhe në shumicën e rasteve kanë ngjashmëri me klipet sllave të Ballkanit, që kanë gjokse dhe këmbë jashtë, përdredhje në tub, në shtrat, në makina luksi dhe në plazhe afër motoskafeve?! Pastaj, të këngëve të një melodie të vjedhur pothuaj gjithmonë, të bërë pak me baltë folku, por dhe teksteve të ndytë të dashurisë që si mashkull kanë zakonisht një djalë të palestruar fort dhe impotent, nga përdorimi i hormoneve të dëmshëm për organizmin! Ky është tashmë fenomeni shqiptar i paturpësisë muzikore dhe të një banaliteti në rritje. E të dyja këto si Qerreti amerikan dhe Bleonat shqiptare, vijnë si pasojë e “albanian lumpen celebrity” që në fakt është një bashkim fjalësh pa studim nga ana ime. Është pa studim të mirë, por me kuptim shumë të qartë, për ato që duan ta kuptojnë realisht. Është ky “lumpen” që tashmë në saj të një shoqërie të dalë shumë vonë në qytetërim, bën një model të vetin të “celebritetit” në përgjithësi. Ky lumpen ka në dorë dhe televizione dhe media, ka në dorë një pjesë të madhe të investimeve të rëndësishme dhe përfaqësohet edhe politikisht diku diku, sepse nga humbëtirat e rojeve të preshve dhe lakrave kanë dalë. Mirëpo sot blejnë “Armani” dhe sigurisht kanë poshtë në shoqëri dhe një “qytetërim lumpen”, i cili nga periferia e mendimit dhe qytetërimit, ka kapërcyer dy shekuj dhe kanë bërë para. Po, të izoluar nga Enveri në ruralen e tyre, kapën Londrën, Parisin, Romën, Milanon, Athinën dhe duke kapërcyer disa shekuj që i ndante si mentalitet dhe jetë izolimi, por dhe varfëria e tejskajshme e bënë edhe famën e tyre. Shikoni origjinat e “celebritive” dhe do të kuptoni mirë se kujt shtrese i takojnë?! Shikoni se kush nxjerr të gjitha jashtë dhe kuptoni prejardhjen e tyre e sigurisht nuk është aspak faji i tyre. Por kjo nuk do të thotë se kjo është e vërteta. E vërteta është ajo e fituesve të American Music Awards, kurse të tjerat janë “nxjerrje e gjërave jashtë” kur nuk ke asgjë tjetër mbas shpirtit dhe do të bësh famë. Por ka dhe diçka, në trevën e Malësisë së Madhe mbi Shkodër kanë dëshirë të madhe të këndojnë dhe kërcejnë. Po, gra dhe burra. Nuk ka vend më me shumë këngëtarë se sa kjo trevë. Po të shikosh sa klipet janë, të ikën truri. Unë mund të garantoj se në krahasim me Qerretin amerikan, femrat që këndojnë në këtë trevë të vogël me shumë klipe do ta turpëronin dhe Qerretin dhe shumë të American Music Awards!? Po nga trupi dhe shalët e gjata dhe gjoksi plot. Së paku këto, nuk shkojnë në American Music Awards. Pse të ndyhen kot, kur aty del dhe dikush që nuk krahasohet me to për nga mrekullia e trupit?!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat