Dokumentari mbi Kurt Cobain, vitin e ardhshëm

Mediale Vip

Dokumentari mbi Kurt Cobain, vitin e ardhshëm

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 08:32

Një dokumentar mbi Kurt Cobain, i cili pritet të shfaqet në të ardhmen e afërt, do të ketë të bijën e tij, Frances Bean, 22 vjeçe, si producente ekzekutive të projektit.
I titulluar “Kurt Cobain: Montage of Heck” (referuar një kolazhi të papublikuar të tij), dokumentari është i pari që ka marrë mbështetjen e të afërmve të Cobain. Si rezultat, filmi ka akses tërësor në arkivën e Cobain të punëve personale dhe kreative, disa prej të cilave nuk janë parë kurrë më parë.

I shkruar, i drejtuar dhe i prodhuar nga regjisori Brett Morgen, “Montage of Heck” do të publikohet nga “HBO” në vitin 2015. (HBO dhe CNN janë kategori të Time Warner).

Për Morgenin, dokumentari është një frut i punës me dashuri dhe i një projekt të bërë me pasion prej një kohe të gjatë. “E kam nisur këtë projekt 8 vjet më parë, - tha regjisori në një deklaratë. - Si shumica e njerëzve, kur e nisa atë kuptova se mund të kishte një sasi të kufizuar të materialeve për t’u zbuluar. Por, sapo u futa në arkivën e Kurt, zbulova mbi 200 orë muzikë dhe audio të papublikuar më parë, një grup të madh veprash arti (piktura në vaj dhe skulptura), orë të tëra videosh private të pa para ndonjëherë, si dhe 4000 faqe shkrime, të cilat të gjitha së bashku ndihmuan në vizatimin e një portreti intim të një artisti, i cili rrallë herë e shfaqte veten përpara medias”.

Cobain njihet si lider i grupit “Nirvana”, muzika e të cilëve u bë përcaktuese në fillimvitet ’90 dhe ka mbetur ende influencuese edhe sot e kësaj dite. /tch/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat