Bredi largohet, Anxhelina tymos e dëshpëruar

Mediale Vip

Bredi largohet, Anxhelina tymos e dëshpëruar

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 18:21

Anxhelina Zholi u pikas duke pirë cigare në Sidnej të Australisë javën e shkuar.

Aktorja 39-vjeçare, e cila së fundmi ka kryer një mastektomi të dyfishtë, si masë parandaluese ndaj kancerit, u fotografua me një cigare në dorë në datë 17 nëntor, sipas “In Touch”, shkruan “Daily Mail”.

Pirja e duhanit duket se u shkaktua nga një bisedë dramatike me bashkëshortin e saj, Bred Pit.

Çifti po qëndronte në një ballkon në hogelin “InterContinental Syndey”, ndërsa 50-vjeçari Bred, u vu re teksa po bënte gjeste me duar, para se të largohej.

Një dëshmitar në vendngjarje tha për revistën “In Touch” se “kur Bredi zgjati duart, mund të shihej frustrimi në fytyrën e tij. Dukej që ai ishte irrituar me të”.

I njëjti burim shtoi se “ata vazhduan të bisedonin me njëri tjetrin me duar dhe me zemërim. Ishin të mërzitur, por s’po dilnin gjëkundi. Enxhi dukej sikur do të shpërthente në lot”.

Një burim i brendshëm për “In Touch” tha se “Bredi nuk do që ajo të pijë cigare”.

Më vonë atë mbrëmje, ajo shkeli në tapetin e kuq në premierën e filmit të ri të Zholisë, “Unbroken”. Dikush pohoi se çifti dukej i ftohtë në mbrëmje, para se Bredi të largohej me një avion privat, ndërsa Anzhelina me një tjetër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat