Motrat Hajzeri premtojnë risi për adhuruesit e tyre

Mediale Vip

Motrat Hajzeri premtojnë risi për adhuruesit e tyre

Nga: Intervistoi: Mimozë Lakna Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 12:03

Motrat Hajzeri sapo kanë lansuar vidoklipin e tyre më të ri të cilin shumë shpejt do ta shohim në televizionet tona. Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ato tregojnë më shumë rreth këtij videoklipi si dhe për muzikën që e bëjnë në përgjithësi. Ato jetojnë në Gjermani, derisa janë të pranishme nëpër shumë koncerte në diasporë. Motrat Hajzeri, Vjollca dhe Eminja, tregojnë më shumë për përkushtimin e tyre ndaj familjes.

“Bota sot” : Me çka po merreni aktualisht?

Motrat Hajzeri: Aktualisht Po merremi me klipin e ri , këngët e reja si dhe xhirimet e Vitit të ri , pasi që jemi në Prag të festave të fundvitit, po ashtu në Diasporë jemi të angazhuara në mbrëmje të ndryshme rinore.

“Bota sot”: Keni në plan të realizoni ndonjë video klip së shpejti?

Motrat Hajzeri: Po Video klipin e ri sapo e kemi realizuar , dhe së shpejti do të transmetohet në televizionet tona. Video klipi është i realizuar nga Urban Grafik , dhe kënga e punuar nga mjeshtri i madh virusi me tekst të Sami Aliut . Të cilët i falënderojmë për punën dhe përkushtimin e madh që kanë bërë.

“Bota sot” : Ju pëlqen të këndoni më shumë në dasma apo në mbrëmje të ndryshme muzikore?

Motrat Hajzeri: Për neve nuk ka Shume dallim a është Dasmë , mbrëmje Rinore apo ndonjë aheng tjetër Familjar çdo njëra e ka atë lezetin e vete.

“Bota sot” Ju sikur nuk jeni shume prezentë ne TV-te tona .Pse ?

Motrat Hajzeri: Për të qenë prezentë nëpër tv dhe Media tjera duhet të e jesh më aktive në Kosovë, ndërsa në jetojmë në gjermani dhe kjo është arsyeja që shumë herë duhet t`i refuzojmë apo anulojmë ftesat.
“Bota sot” : Pse duhet dashur muzika popullore?

Motrat Hajzeri: Çdo lloj i muzikës është i mire dhe duhet të pëlqehet , por zhanri jonë është muzika popullore aty ku e ndjejmë veten më së miri.

“Bota sot”: Sa ju pëlqejnë bashkëpunimet me këngëtarët tjerë?

Motrat Hajzeri: Bashkëpunimet janë çdoherë të mira dhe të mirëseardhura.

“Bota sot” A është e vështirë të bëni album në ditët e sotme?

Motrat Hajzeri: Është e vështire pasi që një këngë ,album, videoklip kushton shtrenjtë, por fale punës dhe angazhimit tonë të madh ja kemi arritur çdo herë të promovojmë këngë të reja , videoklipe të reja dhe të bashkëpunojmë me tekst shkruesit dhe Producentët më të mirë.

Motrat Hajzeri: Cilën periudhë e vlerësoni si më të suksesshme për ju?

“Bota sot” Çdo periudhe për ne është e suksesshme.

Motrat Hajzeri: Kur punon me dashuri dhe vullnet dhe investon në profesionin tënd patjetër qe çdo vit mbyllet me suksese.

“Bota sot” Cilin vend e zë familja në listën tuaj të planeve ditore?

Motrat Hajzeri: Ne Listën e planeve ditore si çdo herë familja e zë vendin e pare.

“Bota sot” A jeni të dashuruara?

Motrat Hajzeri: Vjollca unë : jam e dashuruar në burrin tim pasi që jam e martuar dhe kam një djalë 2 vjeçar
Eminja unë: ende s`jam e dashuruar .

“Bota sot” A ka ndodhur ndonjëherë t`ju ngacmoj i njëjti person?

Motrat Hajzeri: Jo asnjëherë.


“Bota sot” Si është një ditë e zakonshme për ju?

Motrat Hajzeri: Një ditë e zakontë për mua fillon në orën 8 Te mëngjesit ku përgatis një kafe mandej dërgoje djalin në kopsht, çdo ditë merrem me Fitness punë të shtëpisë pasi që Familja donë përkushtim të madh.
“Bota sot” Cilat janë projektet tuaja për të ardhmen?

Motrat Hajzeri: Projektet Tona për të ardhmen, janë që të ju sjellim risi Fansave tonë.
Ju falënderojë nga zemra për ftesën e intervistës në Gazetën tuaj shumë të lexuar Bota Sot nga Motrat Hajzeri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat