A do të pajtohen Adelina dhe Leonora, përgjigjet Zanfina Ismajli

Mediale Vip

A do të pajtohen Adelina dhe Leonora, përgjigjet Zanfina Ismajli

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 09:41

Duket se urrejtja mes familjes së Adelina Ismajlit dhe Leonora Jakupit kurrë nuk do të shuhet.

Në fakt, gjatë një sesioni të pyetje-përgjigje mes fansave dhe motrës së Adelinës, këngëtares Zanfina Ismajli, edhe njëherë është sqaruar pozicioni i familjes Ismajli në raport me këngëtaren drenicase, transmeton Telegrafi.

Përmes llogarisë së Zanfinës në Facebook, një adhurues pyeti këngëtaren nëse “ekziston mundësia që të pajtohen Adelina me Leonorën”, ajo morri një përgjigje më së të qartë.

“Na nuk e lëpijmë atë që e pështyjmë”, iu përgjigj Zanfina pyetjes së adhurueses, e identifikuar me emrin Anita Gashi, ndërsa besohet se këtu mbyllet njëherë e përgjithmonë kjo çështje.

Kujtojmë se disa vite më parë, Leonora kishte akuzuar familjen Ismajli për një sulm fizik, gjersa ajo ishte e vetme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat