“Brangeline” drejt ndarjes?

Mediale Vip

“Brangeline” drejt ndarjes?

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 00:37

Janë çifti më i përfolur hollivudian dhe romancën e nisur që në 2005-ën kur u njohën në sheshin e xhirimeve të “Mr & Mrs Smith” e kurorëzuan gushtin e këtij viti në një ceremoni tejet private.

Por së fundmi duken telashe në sfond në marrëdhënien mes Angeline Jolie dhe Brad Pitt, të paktën sipas mediave australiane.

Dy aktorët janë fotografuar në kulmin e një debati mes tyre, ku në fund të tij, Angeline, që muaj më parë iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë (hoqi gjinjtë) për të parandaluar kancerin e gjirit, ndez një cigare.

Sipas tabloidit australian “In Touch” bëhet fjalë për një zënkë dhe përplasje serioze mes çiftit, përderisa Angeline në fund të debatit është parë me një cigare në dorë. Ajo që mbetet për t’u parë është se çfarë ka hyrë mes çiftit, të parë deri më sot si ideal?

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat