Mamaja e Bleonës: Nuk ndjehem e turpëruar, jam krenare për vajzën

Mediale Vip

Mamaja e Bleonës: Nuk ndjehem e turpëruar, jam krenare për vajzën

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 21:36

Oli Qereti, nëna e këngëtares së njohur shqiptare Bleona Qereti, reagon pas publikimit të shkrimit sot nga Daily Mail, ku sugjerohej se familja e Bleonës ndjehet e turpëruar nga veshja e saj në eventin muzikor, aq sa është detyruar të “ngujohet” në shtëpi. “Unë jam mamaja e Bleona Qeretit: Jo që nuk ndjehem e turpëruar, por përkundrazi ndjehem e entuziazmuar dhe krenare kur Bleona vlerësohet me superlativa nga media prestigjioze. Jam e prekur nga media që shpërndajnë dizinformacion”, - thotë Oli Qereti. Ndërkohë vajza e saj Bleona, del me një tjetër prononcim, pas “lumit” të reagimeve për zhveshjen e bollshme të saj në eventin muzikor AMA. “Jam mirënjohëse që jetoj në një vend ku asgjë nuk është e pamundur dhe që kam shansin t’i bëj ëndrrat e mija realitet”, - thotë Bleona.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat