Tomë Gashi: Jam avokat i Bleros, por jo në çështjen e supozuar të ndarjes së tij nga Teuta

Mediale Vip

Tomë Gashi: Jam avokat i Bleros, por jo në çështjen e supozuar të ndarjes së tij nga Teuta

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 16:31

Çështja nëse Blero dhe Teuta Krasniqi, janë ndarë apo jo, është bërë temë në vete. Dilemat shtohen edhe më shumë kur as Blero e as Teuta nuk e kanë pohuar apo mohuar lajmin.
Express ka kontaktuar avokatin e Bleros, Tomë Gashin, për ta pyetur nëse është i vërtetë lajmi që çifti është ndarë.

Në përgjigjen e tij për Express, Gashi ka thënë se ai është avokat i Bleros për një kontest tjetër.

“Blero, ka një avokat e ai jam unë. Por angazhimi im është në përfaqësimin e tij në një rast tjetër dhe jo në rastin e çështjes eventuale të martesës së tij me aktoren Teuta Krasniqi. Sido që të jetë Blero ka deklaruar se nuk preferon dhe nuk është koha e duhur të flasë për jetën e tij private”, ka thënë për Express, avokati i Bleros, Romë Gashi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat