Heidi Montag ndalon ndërhyrjet estetike, preferon plakjen natyrale

Mediale Vip

Heidi Montag ndalon ndërhyrjet estetike, preferon plakjen natyrale

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 19:25

Heidi Montag planifikon të plaket me hijeshi, pasi është betuar se kurrë më nuk do të bëjë operime estetike. Ish-ylli i serisë “The Hills”, e cila kishte bërë bujë pasi kishte kryer dhjetë intervenime estetike brenda vetëm një dite, duke përfshirë rritjen e gjinjve, zvogëlimin e hundës dhe të mjekrës, etj, thotë se pendohet thellësisht që e ka ndryshuar pamjen e saj dhe kurrë më nuk do ta bëjë një veprim të tillë.

“I kam dhënë fund gjërave të tilla. Do të plakem me hijeshi sikur të gjithë të tjerët”, ka thënë ajo.

Heidi e pranon se ishte futur nën briskun e kirurgut pasi ishte e pasigurtë me veten.

“Aq shumë nuk e pëlqeja veten, sa mundohesha të copëtoja trupin tim. Tani jam një vajzë e kirurgjisë dhe kjo është irrituese”, ka shtuar ajo.

Kur asaj i janë treguar fotot para se të bënte operimet, ajo ishte shprehur: “Nganjëherë më bën të pikëlluar, sepse nuk e shoh vetëm atë se si dukesha, por edhe kush isha”.

Ajo më së shumti është pishman për rregullimin e mjekrës, pasi ende ndjen dhimbje në atë pjesë.

“Tani kam çrregullime në muskujt e mjekrës dhe nofulla ime më dhemb. Isha aq shumë në dhimbje, sa mendoja se do të vdisja”, ka përfunduar ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat