Gruaja e Dr. Florit : S’jam shprehur në media, respektoni dhimbjen tonë

Mediale Vip

Gruaja e Dr. Florit : S’jam shprehur në media, respektoni dhimbjen tonë

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 18:13

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Blerina Kondi, bashkëshortja e Doktor Florit, shprehet se nuk mban mend asgjë rreth ngjarjes së të hënës së kaluar, kur këngëtari 35-vjeçar humbi jetën. Blerina Kondi, 29 vjeçe, mësohet të ketë shkruar në rrjetin social:

“Jam e shokuar dhe nuk mbaj mend asgjë për orët e mëngjesit të së hënës së kaluar kur Doktor Flori u nda nga jeta”. Më tej ajo thotë se nga mediat është abuzuar në lidhje me disa prononcime të saj dhe të familjarëve të tjerë. Ajo shkruan se “kam parë këto ditë disa gazeta që kanë folur në emrin tim. Ato që janë thënë janë të pavërteta. As unë dhe asnjë nga familja jonë nuk është prononcuar”. Në fund Blerina e mbyll postimin e saj me fjalët “Ju lutem të respektoni dhimbjen tonë”.

Bashkëshortja e këngëtarit mohon kështu disa fjalë që ishin publikuar në disa sajte dhe të përditshme, në të cilat thuhej se ajo ishte shprehur që Flori e kishte lënë drogën dhe mund të kishte vdekur nga shqetësimet rreth shëndetit të djalit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat