“N.U.N”, balada prekëse e re e Bleros (Video)

Mediale Vip

“N.U.N”, balada prekëse e re e Bleros (Video)

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 08:13

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka publikuar këngën e tij të re të titulluar “N.U.N”.
Kënga e cila në version të gjatë ka domethënien “Ne u Ndamë” vjen nga Blero pas një kohe të lansimeve të këngëve ritmike.

Kënga është punuar në studion e Elephant si në tekst ashtu dhe në muzikë, teksa videoklipin mjaft të bukur e ka realizuar Imagine Films.

Këngëtari ka lansuar tash e sa kohë lajmin se do të publikojë një baladë, e cila është mjaft prekëse.

Së fundmi Blero publikoi me sukses këngën “Shumë o ka ma don” bashkë me Dhurata Ahmetajn, një këngë kjo e suksesshme e punuar nga Nurteel, ish-producenti i kompanisë Elephant.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat