Amy Adams “ringjall” këngëtaren Janis Joplin

Mediale Vip

Amy Adams “ringjall” këngëtaren Janis Joplin

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 23:04

Amy Adams është në bisedime për të interpretuar legjendën e “rock 'n' roll”, këngëtaren Janis Joplin.

Sipas ‘The Hollywood Reporter’, aktorja mund të jetë protagonistja e filmit biografik që si regjisor do të ketë Jean-Marc Vallee, regjisori i filmit ‘Dallas Buyers Club’.

Janis Joplin ka qenë një kantautore shumë e famshme në vitet ’60. Ajo ndërroi jetë në 4 tetor 1970 pas një mbidoze heroine.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat