Ermali, emision special për Dr. Florin (VIDEO)

Mediale Vip

Ermali, emision special për Dr. Florin (VIDEO)

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 20:04

"Çdo ditë pa Florin". Kështu e titulloi emisionin e kësaj të shtune aktori i njohur, Ermal Mamaqi, kushtuar mikut të tij të ndjerë, Dr. Florit.

"Ndoshta shumë njerëz kanë pyetur veten a do dal sot para kamerave. Para dy ditësh ne përcollëm për herë të fundit mikun tim më të mirë, Dr. Florin. Nuk ishte thjesht një humbje personale. Unë nuk humba vetëm një shok, humba njeriun që më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës sime artistike." - kështu e nisi emisionin Ermali.

Ermali ka shprehur dhimbjen për këtë humbje, por edhe batuta gazmore, duke shtuar se vetë Dr. Flori do të donte ta shihte atë në emision, duke folur e bërë gallatë.

Të ftuarit e këtij emisoni ishin tre miqtë më të mirë të Floran Kondit, këngëtarët Aurela Gaçe, Roland Hysi dhe Eglein Laknori. Në këtë episod të veçantë të emisionit "6 ditë pa Ermalin", shfaqet një kolazh këngësh të interpretuara nga këta këngëtarë.

Në një postim në “Facebook”, Ermali shkruan se stafi i “Digitalb”, pas kërkesës së mijëra njerëzve që shprehën ngushëllimet e tyre për humbjen e këngëtarit, vendosi që të krijonte një emision kushtuar Floran Kondit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat