Kelly Brook rigjen dashurinë

Mediale Vip

Kelly Brook rigjen dashurinë

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 16:09

Kelly Brook duket se tashmë e ka harruar ish-të fejuarin e saj David Mcintosh, pasi ajo është parë në shoqërim të një djaloshi të panjohur.
Britanikja e bukur është parë duke kaluar çaste të këndshme me miq në "Winter Wonderland“ londinez por edhe me një djalosh të bukur me të cilin ka qenë shumë e afërt.

Fjala është po ashtu për modelistin James Crabtree për të cilin po flitet të jetë djali i saj i ri.

Një burim për "The Mirror“ ka thënë se Kelly dhe James kanë shumë miq të përbashkët, se merren me punë të njëjtë dhe se për këtë shkak janë njohur dhe janë afruar.

Çifti kaloi çaste të mira në atmosferë Krishtlindjesh në Londër që me gjasë i kishte munguar Kellyt derisa ishte në Los Angeles.

Manekinia e bukur nuk mund ta fshehë mrekullimin e vet që është sërish në Londër e tani është edhe më e lumtur tek gjendet në përfaqim të një mashkulli të ri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat