Bashkëshortja e Doktor Florit: Pas ikjes së Florit, s'di ku jam!

Mediale Vip

Bashkëshortja e Doktor Florit: Pas ikjes së Florit, s'di ku jam!

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 12:32

Blerina Leçini (Kondi), bashkëshortja e Dr. Florit duke falënderuar të gjitha njerëzit që i kanë ofruar mbështetje në këto ditë të vështira që familja e saj po kalon, ka sqaruar se nuk ka dhënë asnjë intervistë për mediat që pas ndarjes nga jeta e Florit. Në një postim në Facebook, Blerina kërkon që të respektohet dhimbja e familjes së saj.

“Të dashur miq...dua t'ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që na keni dhënë gjatë këtyre ditëve të vështira... mesazhet tuaja na kanë dhënë vërtetë shumë forcë! Me keqardhje kam lexuar që disa gazeta kanë dhënë deklarata nën emrin tim të cilat janë totalisht të pavërteta pasi as unë dhe askush nga familja jonë nuk ka dhënë asnjë intervistë. Do ju lutesha të respektonit dhimbjen tonë. Faleminderit!”

Ndërsa në një prononcim për “Gazetën Shqiptare”, Blerina tregon se për të tashmë koha nuk ecën më. Bashkëshortja e Florit thotë se nuk mban mend asgjë nga ajo që ndodhi, kjo për shkak të tronditjes së thellë.

“Jam shumë e tronditur dhe e shokuar. Nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur ditën e hënë. E kam të pamundur që ta kujtoje atë moment. Di vetëm që kam qenë bashkë me Albanin, vëllanë e Florit. Nuk e di më se ku jam, çfarë dite jetoj. Nuk po i numëroj më orët dhe ditët. Për mua koha nuk ka më rëndësi. Nuk e di as sa kohë ka kaluar dhe çfarë dite ishte apo çfarë dite është sot.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat