Tragjedi në familjen e Sharon Stone, i vdes nga overdoza nipi 22-vjeçar

Mediale Vip

Tragjedi në familjen e Sharon Stone, i vdes nga overdoza nipi 22-vjeçar

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 00:25

Tragjedi në familjen e aktores Sharon Stone. Djali i vëllait të saj është gjetur i pajetë në banesën e tij në Hollywood. Sipas mediave amerikane, 22-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një overdoze heroine.

Aktorja është njoftuar për humbjen e nipit të saj teksa ishte duke xhiruar skenat e filmit "Life on the Line”, ku interpreton përkrah John Travoltës.

“Colin ishte një djalë tepër i talentuar, por për fat të keq ishte viktimë e një vesi më i fortë se ai. Do të na mungojë shumë. Lutjet tona shkojnë për të gjitha familjet që kanë fëmijë të cilët po luftojnë me drogën.”- ka thënë aktorja për “Us Weekly”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat