Hugh Laurie, i rikthehet sërish televizionit

Mediale Vip

Hugh Laurie, i rikthehet sërish televizionit

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 22:41

Hugh Laurie do të rikthehet së shpejti në ekranin e vogël. Pas 8 sezonesh në serialin “Dr. House”, aktori anglez do të jetë në sezonin e katërt të prodhimit të HBO, “Veep”.
Roli që do t’i atribuohet do të shënojë kthimin e parë të Laurie në televizion që nga përfundimi i dramës mjekësore në vitin 2012.

“Veep” ka në qendër politikën amerikane të prezantuar në formë komedie. Personazhi kryesor, presidentja e Shteteve të Bashkuara Selina Meyer, interpretohet nga Julia Louis Dreyfus.
Për momentin detajet e rolit të Laurie janë tepër sekrete, por thuhet se ai do të luajë atë të zëvendëspresidentit.

“Veep” konsiderohet si një nga komeditë më të mira të viteve të fundit në ekranin e vogël dhe jo më kot, pasi u nis si një projekt/pilot arriti deri në sezonin e katërt.

Laurie, edhe pse në dy vitet e fundit ka qenë larg ekranit nuk e ka kaluar kohën kot. Përveç pasionit të tij për muzikën, ai ka shprehur edhe atë të të shkruarit me librin aksion-komedi “Shitësi i Armëve”, që është pëlqyer tej mase nga lexuesit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat