Kjo është videoja nga ku Beckham u dashurua në gruan e tij

Mediale Vip

Kjo është videoja nga ku Beckham u dashurua në gruan e tij

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 15:49

Futbollisti legjendar, David Beckham, ka treguar se historia e dashurisë me gruan e tij, Victoria, ka filluar kur e kishte parë në një videoklip të grupit “Spice Girls”.
Çifti është njoftuar në një ndeshje të Manchester Unitedit në vitin 1997, porse Beckham ka thënës e ai ishte dashuruar më herët në partneren e tij – pasi e kishte parë në klipin e këngës “Say You'll Be There” (1996).

“Porsa e pashë, mendova: ‘Kjo është vajzë për mua dhe duhet ta kem!’ Ajo përfaqëson idealin tim të bukurisë dhe perfeksionit”.

“E kam ditur se nëse më dëshiron, do të jemi bashkë gjithmonë”, ka deklaruar 39-vjeçari.

David dhe Victoria Beckham janë martuar në vitin 1999 dhe kanë katër fëmijë së bashku, tre djem dhe një vajzë.


Spice Girls Say You'll Be There by skinandbones

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat