Divorci 100 milionësh për Richard Gere

Mediale Vip

Divorci 100 milionësh për Richard Gere

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 18:41

Divorci i aktorit Richard Gere nga ish-gruaja e tij Carey Lowell, mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë aktorit të famshëm. Kjo pasi Carey do një copë të madhe nga “torta” e pasurisë së Gere, ose më saktë, 100 milionë dollarë.

“Nuk po bien dakord por paratë do vendosin për divorcin.

Ajo ankohet se ka hequr dorë nga karriera si modele për të dhe për të rritur djalin e tyre Homer 14 vjeç”, shprehet një burim për Page Six të New York Post.

Megjithatë të ardhurat e aktorit 65 vjeçar nuk janë të pakta, duke qenë se vetëm gjatë vitit 2013, ai ka fituar plot 82 milionë dollarë, pa marrë parasysh pronat e tij dhe pasuritë që arrijnë në qindra milionë dollarë.

Çifti bëri kërkesën për divorc qershorin e kaluar pas 12 vitesh martesë dhe kur u përballën në gjykatë, as nuk u përshëndetën, gjë që konfirmon edhe tensionet mes tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat