Zgjedh Dubain që ta harrojë të dashurin

Mediale Vip

Zgjedh Dubain që ta harrojë të dashurin

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 16:16

Sam Faiers dhe Jessica Wright janë dy bukuroshet që më së shumti mund ta kuptojnë njëra- tjetrën. Kjo pasi që të dy modelet janë ndarë nga të dashurit e tyre. E për ta lehtësuar dhimbjen e saj Sam ka zgjedhur Dubain që të kalojë pak kohë deri në harresë. Kjo ide duke se i ka pëlqyer edhe Jessices pasi që edhe ajo ka bërë të njëjtën gjë
Nuk ka shumë kohë që prezantuesja dhe modelja me famë botërore Sam Faiers është ndarë nga showmeni Joey Essex me të cilin kishte kohë që ishte në lidhje. E duket se kjo ndarje ka qenë shumë e dhimbshme për të pasi për të harruar gjithçka që ka ndodhur, Sam ka zgjedhur Dubain për t’i kaluar disa ditë pushimi.

Por, as për pushime ajo nuk po lihet e qetë që t’i shëroj plagët e dashurisë. Ajo është kapur nga paparacit përderisa po merrte rreze dielli. Me bikini ngjyrë rozë dhe me linjat e saj të mrekullueshme trupore, Faiers ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Por Sam nuk ishte e vetme në pushim e saj luksoz. Me të ishte edhe Jessica Wright e cila ka përjetuar pothuajse të njëjtin fat sikur se shoqja e saj.

Të dyja bashkë po marrin pjesë nëpër ‘party’ të ndryshme, duke konsumuar shumë alkool. Sam dhe Jessica kanë qenë shumë aktive edhe me postime në rrjetin social ‘Twitter’. Ato po thuajse çdo një orë kanë treguar se ku gjenden dhe sa mirë po kalojnë bashkë. Këto shkrime sipas medieve rozë, bukuroshet i kanë bërë që t’ju tregojnë se ish të dashurve të tyre se sa të lumtur janë pa ata.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat