“Jam shumë provokative dhe tërheqëse për meshkujt!”

Mediale Vip

“Jam shumë provokative dhe tërheqëse për meshkujt!”

Nga: Intervistoi: Nehat SHAQIRI Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 09:30

Këngëtarja nga Shipëria, Kristina Vreshti, thotë se, këngëtaret në Shqipëri duhet të jenë të bukura, të jenë joshëse, provokative dhe të nxeta në mënyrë që ta kenë suksesin e garantuar në muzikë. Ajo në një intervistë të dhënë për gazetën “Bota sot”, thotë se nga natyra e saj është provokative, pasi e ka gjakun e ëmbël, dhe gjithmonë është tërheqëse për djemtë.

“Bota sot”: Kristina, me çka jeni duke u marrë për momentin?
“Kristina Vreshti”: Si gjithmonë po merrem me muzikë dhe me kërcim. Po punoj jashtëzakonisht fort që të sjell produkte të reja dhe projekte tepër të rëndësishme për karrierën time. Për momentin unë jam nën një kontratë pune me Vinyl Club këtu ku punoj unë, por besoj se deri nga viti i Ri do ta kem një projekt, nuk premtoj asgjë, por këtë mendoj për momentin.

“Bota sot”: Si ka qenë për ty kjo verë?
“Kristina”: Këtë verë pavarësisht se sado mundohesh t'i shmangesh mbrëmjeve që të kalosh me familjen nuk mundesh se nuk mundesh. Këtë verë e kam kaluar më shumë me familjarët e mi pasi kështu desha unë. Verën tjetër pothuajse nuk i kam takuar fare por këtë verë e lashë pak menjanë punën dhe vazhdova të takohesha me familjen me motrën time që erdhi posaqërisht nga Franca për të më takuar mua. Gjithashtu kam qenë në diskotekën Bonita në Durrës, ku kam përformuar, mbasi aty kam bë shumë mbrëmjë edhe kam kalu shumë bukur me stafin e mrekullueshëm të kësaj diskoteke dhe me pronarin Bashkim Celaj, dhe verën e ardhshme do të jem aty.

“Bota sot”: Sa jeni e angazhuar në mbrëmje të ndryshme?
“Kristina”: Siç e thashë dhe më përpara jam përçdo natë tek Vinyl Club. Mbrëmjet në Shqipëri i kam të gjitha të anuluara nga menaxheri im pasi kam firmosur një kontratë me pronarët e këtij lokali.

“Bota sot”: A do të kemi ndonjë surprizë brenda këtij viti nga ju, ndonjë bashkëpunim?
“Kristina”: Të them të drejtën nuk mund t’iu sjell një përgjigje konkrete por në mendje kam mjaftueshëm projekte.

“Bota sot”: Jeni e kënaqur me vetën?
“Kristina”: Përsa i përket pjesëve abstrakte po jam shumë e kënaqer me mënyrën se si jetojë, me mënyrën se si unë veprojë, dhe si i marr vendimet unë për veten time. Jam shumë e kënaqur dhe me mënyrën se si truri im funksionon dhe e kënaqur sepse jam shumë bujare dhe tepër e sinqertë, i urrej lëpiresat e sahaneve. Por përsa i përket pamjes së jashtme do kisha dashur ti ndryshoja ca pjesë pasi të gjithë do donin.

“Bota sot”: A duhet që suksesi të jetë i garantuar, që veç zërit të bukur, një këngëtare duhet të jetë edhe e bukur, seksi siç jeni ju? Dhe a të ndihmon pamja fizike në këtë profesion?
“Kristina”: Në Shqipëri po. Duhet të jesh e bukur se s’bën, duhet të kesh financa ekonomike të mëdha, joshëse, provokative, e nxehtë etj. Në vende të tjera përdoret shprehja ''Muzika është për veshët dhe jo per sytë'' në Shqipëri i konceptojnë të kundertën e kësaj shprehjeje. Faleminderit për komplimentin.

“Bota sot”: Veç këngës, keni pasione të tjera?
“Kristina”: Përveç këngës kam dëshirë edhe të kërcej.

“Bota sot”: Kush është djali nga Kosova?
“Kristina”: Djali nga Kosova është kënga ime e parë.

“Bota sot”: Çfarë lidhjesh keni pas më atë?
“Kristina”: Djali nga Kosova dua ta theksoj që ka qenë një histori që nuk dua ta përmend aq më pak nëpër media.

“Bota sot”: Është folë në media të ndryshme se kemi një fëmijë me atë, sa është e vërtetë?
“Kristina”: Haha… Po me të vërtetë është folur shumë që unë kam një fëmijë, por se e kam me atë jo nuk kam dëgjuar për këtë. Jo unë nuk kam fëmijë. Mediat mezi presin që unë të hedh një foto me një fëmijë të vogël dhe ta manipulojnë dhe të përfitojnë për të shkruar. Unë i adhuroj fëmijët dhe nëse Zoti ma falë një unë do t'i jem shumë mirënjohëse por nuk është momenti i duhur për këtë besoj.

“Bota sot”: Po francezi kush është, dhe çfarë lidhjesh keni më të?
“Kristina”: Francezi është një djalë që jeton në Francë, por është nga Shqipëria. Kam marrëdhënie shumë të mira me të, është një person/shok shumë i mire.

“Bota sot”: Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?
“Kristina”: Nuk është se mendoj shumë për të ardhmen, më pëlqen të shijoj të tashmën. Unë them çka të ketë përgatit Zoti e pres me duar hapur!

“Bota sot”: Kristina, ju keni një trup me linja që do t’i dëshironte çdo femër, mbani dietë?
“Kristina”: Uaaa… faleminderit. Mundohem të mbajë ndonjëherë por kur vjen puna tek disa ushqime që nuk mund tu rezistoj nuk përmbahem dot.

“Bota sot”: Keni deklaruar se jeni beqare, a jeni ende...?
“Kristina”: Unë jam beqare, ua… unë s'kam dhënë akoma puthjen e parë! (qesh).
“Bota sot”: Cila është sakrifica që do të bënit për dashurinë?
“Kristina”: Unë nuk bëjë sakrifica në gjëra që do të lëndohem ose fare mirë nuk është se besoj në dashurinë e vërtetë. Por për dashurinë e familjes dhe të afërmëve të mi te zemrës, jam e aftë të bëjë çdo gjë.

“Bota sot”: Sa shpesh bëni marrëdhënie sexuale, dhe çfarë do të thotë sexi për juve?
“Kristina”: Siç e thashë unë s'kam dhënë akoma puthjen e parë, ju me flisni për sex këtu (qeshet).

“Bota sot”: Cili është sekreti që mund ta zbuloni për fansat tuaj?
“Kristina”: Sekretet e mia mendoj t'i marr me vete në vorr. Askush tjetër s'duhet të dijë gjëra që më përkasin mua dhe që janë 100% personale.

“Bota sot”: A do të pranoni që të bënit kompromis me një mashkull vetëm se është shumë seksi?
“Kristina”: Jo kurrë.

“Bota sot”: Me veshjen dhe fotografitë e juaja, dukeni se jeni shumë provokative. A ju pëlqen që ti provokoni djemtë?
“Kristina”: Jam vetë ashtu si person nga natyra provokative. E kam shumë gjakun e ëmbël dhe gjithmonë jam tërheqëse për sytë e djemve. Edhe po të kaloj e palarë ose me rroba të grisura tërheq vëmendje nuk e di pse?! Kam gjakun ashtu?!

“Bota sot”: A keni më shumë shoqe apo shok edhe a besoni në shoqëri?
“Kristina”: Unë kam pas shumë shoqe ose i kam konsideruar shumë femra shoqe po jam zhgënjy shumë nga shoqëria, po në punën që bëjë unë do thotë në muzikë është shumë vështirë të gjesh shoqe mbasi jam zhgënjy shumë herë, dikur u mendoja 1 herë me i thënë shoqe dikujt mbasi zemrën e kam të tillë, po tani mendohem 100 herë. Kam shoqëri të vjetër edhe të re po jo se hy ne zjarr peër shoqërinë, nuk e hap zemrën me gjdo kënd. Tani mendoj se jam mjaft e pjekur për ta zgjedh shoqërin që më duhet, që është e denjë të jetë pran meje. Dashuria e shoqëria per mua janë dy gjëra shumë delikate sa ma afër zemrës ti mbash aq më shumë do të vrasin një ditë, edhe pse më pëlqen të luaj me zjarrin më pëlqejnë të rrezikoj, po me dashuri e shoqëri nuk kam luajt kurrë, mendoj se janë dy gjëra të vështira me i gjet po janë të kollajta me i humb, kështu që më mirë te mendohem shumë para se ti zgjedh.

“Bota sot”: Si nis dhe përfundon një ditë e juaj?
“Kristina”: Dita ime nis… qohem në mëgjes, higjena është shumë e rëndësishme, përgadis diçka te ha. Lahem, vishem, bëjë make up, dal, shkoj tek vocal coach, vij, ha, rri, dal me ndonjë shoqe, lahem, bëhem gati per mbrëmjet që kam në agjendë dhe kaq pastaj vi në shtëpi dhe ia kris gjumë.

“Bota sot”: Dhe krejt për fund nëse keni për të shtuar diçka për lexuesit së gazetës “Bota sot”?
“Kristina”: Asgjë tjetër përveçse faleminderit shumë per pyetjet dhe për intervistën. Ju përqafoj shumë dhe ju dua shumë. Lexoni gazetën ''Bota sot'' sepse paska gazetar tepër të aftë. Jeni shumë i mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat