Mike Tyson: Më kanë përdhunuar

Mediale Vip

Mike Tyson: Më kanë përdhunuar

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 11:36

Mike Tyson-i, ish boksieri amerikan tashme 48 vjeç, duket se nuk ka te mbaruar me rrëfimet e tij rrëqethëse.

Një vit pasi ka botuar autobiografinë “E vërteta dhe asgjë me shume”, e cila fliste për fëmijërinë e vështirë qe kishte kaluar si dhe për problemet me drogën dhe alkoolin, ai ka treguar diçka tronditëse gjate një interviste për radion Sirus XM.

Sipas Mike-ut, gjithçka ka ndodhur kur ai ishte vetëm shtate vjeç. “Një burrë i moshuar me rrëmbeu nga rruga. Ai me morri me vete dhe abuzoi seksualisht me mua.”- ka filluar ai rrëfimin. Ish boksieri tregon madje se nuk ka folur kurrë me pare, as me te afërmit dhe as me policinë, lidhur me këtë drame. “Isha thjesht një fëmijë.

Nuk e kam pare kurrë me pas atë person.” – ka vazhduar me tej.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat