Xhensila gati për tu bërë nënë, shpreh dëshirën për një fëmijë

Mediale Vip

Xhensila gati për tu bërë nënë, shpreh dëshirën për një fëmijë

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 13:43

Xhensila ka harruar për pak momente konkursin e kërcimit “Dance with me” dhe i është kushtuar një tjetër vepre, e cila është krejtësisht humane.

Këngëtarja ka vizituar shtëpinë e fëmijëve jetime dhe nga kjo vizitë ka treguar disa momente prekëse me fëmijët.

“Nje nga ndjesit dhe emocionet me te paharrueshme te jetes. Mes engjejve te braktisur, mes pafajsise dhe paqes se tyre, jam ndjer e perlotur nga prekja ne shpirt prej perqafimit te secilit prej tyre. Zoti i bekoft”-ka shkruar ajo në foto teksa shfaqet pranë tyre.

Ndërsa ka mbajtur në dorë një foshnje Xhensila ka dhënë një mesazh të ndjeshëm “Nuk duhet te mbyllim syte dhe te jemi me te verber se ata qe skane sy per raste te tilla”.

Mos ndoshta ajo ka në plan një fëmijë dhe ndjesia prindërore po e thërret?

Këngëtarja ka disa vite e fejuar me aktorin Besi Kallaku.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat