Elle MacPherson tregon sekretin e rinisë së përjetshme

Mediale Vip

Elle MacPherson tregon sekretin e rinisë së përjetshme

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 11:31

Ka mbushur 50 vjeç në muajin mars të këtij viti, por Elle MacPherson duket si një 20-vjeçare dhe kjo falë kujdesit që modelja ka nisur të tregojë për veten rreth 10 vite më parë.

Në një intervistë për revistën ‘Ocean Drive’, Elle tha: “Nuk u stresova për faktin që mbusha 50 vjeç pasi kisha shumë kohë që po përgatitesha për plakjen. Që kur mbusha 40 vjeç nisa të kujdesesha për shëndetin dhe mirëqenien time. E ndalova pijen dhe çdo ilaç të mundshëm, përfshi aspirinën. E pastrova tërësisht organizmin.”

Në setin fotografik që shoqëron intervistën, modelja australiane tregon këmbët e gjata të tonifikuara duke treguar arsyen pse në rini pseudonimi i saj ishte “The Body” .

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat