Pas muzikës, Xhani Shqerra emërohet drejtor artistik

Mediale Vip

Pas muzikës, Xhani Shqerra emërohet drejtor artistik

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 16:49

Daljet e tij publikë janë shumë të rralla por aq të vecanta sa edhe performancat me të cilat zgjedh që të paraqitet. Xhani Shqerra, një emër shumë i njohur i skenës i cili është i angazhuar në shumë plane, ku këtë muaj ai rezervoi një surprizë për të gjithë fansat dhe miqtë e tij duke shfaqur në një revistë në Tiranë një profil të ri si Interior Derigner. Punët duken magjepëse jo vetëm për kreativitetin por edhe elegancën si dhe konceptin që dëshmon në to. E neve, na ka frymëzuar shumë puna e tij e ndaj kërkuam që të dijmë më shumë. Më pas zbuluam se ky nuk është thjeshtë një pasion i tij por i shndëruar në profesion duke ndryshuar jetën e shumë njerëzve me veprat e tij. ''Më lejoni të ndaj me ju lajmin e emërimit tim si drejtor artistik në revistën Living. Ndihem i emocionuar dhe i privilegjuar që bëhem pjesë e një familje të madhe profesionistësh e cila nga numri në numër është rritur shumë dhe është ndërtuar me shumë pasion e përkushtim'', shprehet kështu Shqerra i cili pas vetes ka një karierë si këngëtarë, ndërkohë fansat e mbajnë mend edhe nga edicioni i kaluar në DWS.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat