A do pranojnë të “ndeshen” Tuna dhe Fjolla?

Mediale Vip

A do pranojnë të “ndeshen” Tuna dhe Fjolla?

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 13:22

Dy këngëtaret nga Kosova, Tuna Sejdiu dhe Fjolla Morina nuk janë përballur asnjëherë me njëra-tjetrën. Por duket se ka ardhur momenti.

Spektakli “Dancing With the Stars”, që pritet të nisë së shpejti, ka vënë në listën e konkurrentëve VIP edhe dy këngëtaret. Por këto të fundit, ende nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Fjolla ka shprehur pakënaqësitë e saj ndaj Tunës në mënyrë publike, duke i dedikuar së fundi edhe një këngë. Fjolla përmes këngës ironizon famën e Tunës me “zogun” dhe tendencën e saj për të dalë mbi këngëtaret e tjera.

Gjithsesi këngëtarja e hitit “Fb”, ka pohuar se është e gatshme të përballet me Tunën, për t’i dhënë një mësim të mirë. Në sezonin e pestë të “Dancing With the Stars”, pritet të marrin pjesë edhe Valer Kolnikaj, Evi Reçi, Niki Delijorgji etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat