Këngëtarja që aspiron politikën

Mediale Vip

Këngëtarja që aspiron politikën

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 13:18

Erisa Ahmetaj është një këngëtare nga Kruja që kultivon këngën e pastër shqipe. Megjithëse këtë profesion ajo e ka nisur para shumë vitesh, angazhimet në shkollë nuk i kanë lënë shumë kohë për skenën.

Tani meqë është në përfundim të studimeve Erisa i është rikthyer skenës për të mos braktisur kurrë.

Këngëtarja ka publikuar së fundmi këngën “Lozonjarja”.

Karakteristikë e Erisës është interpretimi live, ajo nuk pëlqen këndimin ‘playback’.

Erisa përveç këngës në të ardhmen pretendon të bëhet edhe një politikane, pasi që studion në këtë drejtim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat