Sukseset për Saranden nuk kanë të ndalur

Mediale Vip

Sukseset për Saranden nuk kanë të ndalur

Nga: Intervistoi: Albulenë Muji Më: 25 tetor 2014 Në ora: 13:02

Puna dhe suksesi të cilin e ka arritur nuk donë shumë fjalë për ta prezantuar. Është kjo Saranda Maliqi e cila para disa ditësh është përzgjedhur si miss përcjellsja e dytë në „Miss Zvicra 2014“, sukses ky të cilin e kishte deshiruar çdo femër shqipatre që është në botën e modës.

Saranda në këtë intervistë dhënë gazetës ‘Bota sot‘, fletë për punët, preojektet dhe ecurin e karrierës së saj.

Bota sot: Saranda ju jeni përzgjedhur si përcjellsja e dytë në „Miss Zvicra“, çka pas këtij suksesi?
Saranda:
Mendoj dhe shpresoj se pas këtij suksesi do të më hapen dyert për realizimin e dëshirave të mia. Mirëpo edhe pas këtij suksesi jam po ajo Saranda e mëhershme, modeste dhe e dashur si gjithmonë.

Bota sot: Si e keni pritur këtë çmim?
Saranda:
Mjaftë mirë. Në momentin kur mbeta në Top 3 ndihesha mjaftë e lumtur dhe kënaqur me rezultatin. Tani kur nga njerëzit herë pas here dëgjojë se ata mendojnë se unë e kam merituar këtë titull, e pyes vetën pse vërtet nuk arrita ta marr këtë titull.

Bota sot: Cili besoni se do të jetë suksesi i rradhës?
Saranda:
Shpresoj se do ta gjej vetën si moderatore e suksesshme me një emision timin televiziv. Gjithashtu shpresoj se do të aftësohem edhe ma shumë profesionalisht. Nëse kam ndonjë ofertë që më pëlqen, edhe si modele.

Bota sot: Kush janë bashkëpuntorët tuaj?
Saranda:
Familja, i dashuri im dhe shoqëria ime. Sidomos motra ime e cila në çdo situatë është pranë meje.

Bota sot: Merret me diçka tjetër Saranda?
Saranda:
Po si jo. Unë jam shumë e angazhuar saqë ndonjëherë nuk kam aspak kohë për veten time. Unë punoj si zyrtare e lartë në komunën e Rothristit. Aty jam edhe përgjegjëse për nxënësit që kryejnë pjesën praktike në komunë. Gjithashtu jam në paraprëgaditje e sipër për studime, d.m.th. Tani veq i kam provimet. Në kohën e lirë shkruaj poezi dhe i bie kitarës, duke mos e lanë në mbrëmje anash as fitnesin.

Bota sot: Si jeni bërë pjesë e modës?
Saranda:
Kam cekur disa herë se modelimi dhe të qenurit Miss janë dy fusha të ndryshme. Unë konkurova për Miss dhe aty pata mundësinë që të marr pjesë edhe në sfilata të ndryshme mode.

Bota sot: Nga kush e ke përkrahjen më të madhe?
Saranda:
Nga familja ime.
Bota sot: Cilat janë planet tuaja për vitin e ri që na vie pas pak muajsh?
Saranda: Ende nuk kam planifikuar asgjë, por sigurisht do të kisha dëshirë të jem musafire apo pjesëmarrse në evntet e ndryshme kulturore.

Bota sot: Mbani dietë?
Saranda:
Jo dietë klasike kursesi, mirëpo i kushtoj kujdesë ushqimit.

Bota sot: Dhe krejt për fund nëse keni për të shtuar diçka?
Saranda:
I faleminderoj shumë fansat e mijë dhe juve për përkrahjen, dhe se që gjeni kohë ti përcillni edhe aktivitete e të rinjëve në diasporë. Të jesh në Top 3 në Zvicer si e huaj nuk është fare e lehtë. Ka qenë një proces me sfida të ndryshme, si testime në njohuritë e përgjithshme, politikë dhe paraqitje mediale. Vetëm me përkrahjen tuaj mund të arrij edhe më shumë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat