Orlando Bloom dhe Selena Gomez bashkë!?

Mediale Vip

Orlando Bloom dhe Selena Gomez bashkë!?

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 11:25

Në mediat rozë është përfolur për një romancë mes tyre, por ata vetë asnjëherë nuk e kanë pranuar diçka të tillë, të paktën publikisht.

Megjithatë Orlando Bloom dhe Selena Gomez u dhanë një tjetër dozë dyshimeve kur u fotografuan së bashku në aeroportin e Los Anxhelesit. Për pak metra “çifti i ri” bisedoi vjedhurazi për t’iu shmangur aparateve fotografikë dhe më pas “në siklet” vazhdojnë rrugën secili në drejtimin e vet.

Aktori dhe këngëtarja pritet të jenë së bashku në “We Day” në Kanada.

Së fundmi Selena njoftoi ndarjen nga Justin Bieber. Ky i fundit dhe Bloom u vendosën në qendër të vëmendjes muajt e verës pas një zënke në Ibiza ku nuk u kursyen as grushtet. Shkak i kësaj zënke besohet se ishte Miranda Kerr, ish-bashkëshortja e Bloom.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat