Elisa Spiropali martohet nesër, ja detajet e dasmës

Mediale Vip

Elisa Spiropali martohet nesër, ja detajet e dasmës

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 11:15

Elisa Spiropali ka zgjedhur të dielën e 26 tetorit, për të kurorëzuar me martesë lidhjen e saj të dashurisë.

Drejtoresha e Doganave ka mbajtur prej kohësh larg syrit të medies, lidhjen e saj me bashkëshortin e ardhshëm, Salarjon Totaj.

Dasma e 31-vjeçares Elisa Spiropali do të jetë shumë e thjeshtë, ndryshe nga sa jemi mësuar t'i shohim dasmat e personave publik.

Në ceremoninë e kurorëzimit, Spiropali ka rezervuar vetëm 100 vende për familjarët dhe të afërmit e saj, e cila do organizohet në një lokal në periferi të kryeqytetit.

Ndërsa elementi me i rëndësishëm, fustani, do jetë ndryshe nga tradicionalët dhe më pranë stilit të saj. Elisa Spiropali ka zgjedhur një fustan të thjeshtë, me prerjen e drejtë, ngjyrë pana dhe i punuar me dorë, stil “vintage”.

Rregullimin e flokëve dhe make-up-in, Spiropali ia ka besuar Lili Ismajlit, bashkë me fustanin. Ndërsa për të ngrohur atmosferën me muzikë shqiptare, janë ftuar familja Qerimi.

Lidhja e dashurisë mes Elisës dhe Salarjonit ka nisur pas kthimit të saj nga Amerika, kur ishte në krye të FRESH.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat