Keanu Reeves: Shihja fantazma kur isha fëmijë

Mediale Vip

Keanu Reeves: Shihja fantazma kur isha fëmijë

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 09:50

Ka qenë protagonist i disa filmave të frikshëm në karrierë, por duket se Keanu Reeves ka pasur eksperienca me të mbinatyrshmen edhe në jetën reale.

Kur u pyet në emisionin e Jimmy Kimmel nëse kishte parë ndonjëherë fantazma, aktori 50-vjeçar u përgjigj: “Po, kur kam qenë i vogël. Isha në Nju Jork, sapo kisha ardhur nga Australia. Duke ndenjur në dhomën time pashë një xhaketë bosh që lëvizi nëpër korridor. E pa edhe dadoja ime”, raporton TCH.

Më pas, kur u pyet për emrin e çuditshëm që ka dhe nëse njeh njerëz të tjerë me emrin Keanu, aktori tha: “Po, kam një kushëri me këtë emër. Vetëm atë njoh”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat