Mila Kunis: Ja si po kthehet në formë pas shtatzënisë

Mediale Vip

Mila Kunis: Ja si po kthehet në formë pas shtatzënisë

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 22:42

Tani që ka sjellë në jetë të bijën, Wyatt Isabelle, aktorja është e gatshme të rikuperojë sensualitetin e saj për të qenë perfekte ditën e dasmës.

Ashton Kutcher gjithmonë ka thënë se Mila është femra më e bukur në botë. Tani që ka sjellë në jetë të bijën, Wyatt Isabelle, aktorja është e gatshme të rikuperojë sensualitetin e saj. Pavarësisht se ka më pak se një muaj që ka lindur, aktorja i është nënshtruar një diete të rreptë, sipas një burimi për “Radar Online”.

“Ajo nuk do të presë më gjatë. Ka filluar një kurs për yoga postpartum dhe shëtit çdo ditë me Wyatt duke pritur që mjeku t’i japë leje të trajnohet më intensivisht. Dëshiron të hajë vetëm ushqime natyrale dhe e njëjta gjë vlen edhe për të bijën. Mila është një vajzë elegante dhe duket se është rikthyer në gjendjen e mëparshme, por ajo dëshiron të ketë trupin e vjetër për të qenë perfekte në dasmë.”

Aktorja dhe Ashton Kutcher e kanë planifikuar dasmën e tyre në verën e ardhshme, në korrik në mënyrë që t’i përkushtohen vajzës ndërkohë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat