Shakira shfaqet pranë Pique me barkun e fryer

Mediale Vip

Shakira shfaqet pranë Pique me barkun e fryer

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 19:59

Këngëtarja Shakira ka treguar ecurinë e shtatzënisë, duke publikuar në llogarinë e saj të Instagramit, një fotografi të sajën shoqëruar nga i dashuri Gerard Pique. Në fotografinë e postuar ajo dukej e mrekullueshme me barkun e saj të rrumbullakët.

Shakira dhe Pique janë prindër të një djali të quajtur Milan. Së fundmi këngëtarja ka folur për shtatzaninë e saj të dytë gjatë një interviste për "E! News".

"Tani që jam shtatzënë, po përpiqem për herë të parë në jetën time, të mos bëj shumë gjëra në të njëjtën kohë"- ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat