Muzika shqipe nuk po vlerësohet nga të rinjtë

Mediale Vip

Muzika shqipe nuk po vlerësohet nga të rinjtë

Nga: Intervistoi: Hava Orana Më: 24 tetor 2014 Në ora: 09:10

“Bota sot”: Fillimisht a mund të na tregoni kush është Dafina?

Dafina Morina: Jam Dafina Morina, jam 18 vjeqe. Vij nga Suhareka por aktualisht banoj ne Prishtine si student pasiqe studioj Psikologjinë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Unë merrem me muzikë, më pëlqen të bëhem edhe një psikologe në të ardhmën por muzika do të jetë profesioni im primar. Përveq tjerash jam aktive edhe në grupin e artit, teatrit e natyrisht edhe në Shoqërin kulturore të valleve në Suharekë.

“Bota sot”: Kur keni filluar të merreni më muzikë?

Dafina Morina: Me muzikë kam filluar të merrem qysh e vogël. Që nga mosha 7-8 vjeqare unë kam qenë pothuajse gjithmonë aktive në të gjitha aktivitetet dhe koncertet që organizoheshin, qoft nga shkolla por edhe jashtë saj.

“Bota sot”: Si ishte sezona e verës për Dafinën?

Dafina Morina: Natyrisht si i shumë këngëtarëve të tjerë edhe sezoni im veror ishte tejet i ngarkuar. Këtë sezon unë kam performuar në kompleksin “Rafaelo” në Shengjin. Por duke i arritur edhe datat e caktuara të dasmave në Kosovë.

“Bota sot”: A ka përfunduar tashmë sezona e verës për ju?

Dafina Morina: Tani për tani sezoni mund të themi që ka përfunduar por vetëm ai veror, sepse tani kam oferta për të kënduar për festën e flamurit dhe për festat e fundvitit, por koncertet planifikohen të mbahen jashtë vendit, konkretisht në Gjermani.

“Bota sot”: Kënga juaj e fundit “ Kënga shqipe”, sa jeni ndarë e kënaqur me këtë këngë?

Dafina Morina: Deri më tani mund të them që kjo është kënga më e mirë e realizuar nga unë, pasiqë është edhe me videoklip dhe është pranuar shumë mirë nga publiku. Gjithashtu është edhe videoklipi im i parë dhe jam shumë e kënaqur sepse ka arritur të klikohet dhe pëlqehet shumë, për një kohë shumë të shkurtër. Gjithashtu kjo këngë po shfaqet edhe ne televizione muzikore dhe në radio.

“Bota sot”: Kush është teksshkruesi, ku është realizuar klipi, a mund të na flisni detajisht për këtë këngë?

Dafina Morina: Tekstin e ka shkruar babi im Enver Morina, i cili më ka përkrahur gjithmonë deri në këto momente dhe vazhdon ta bëj, ai njëherit është edhe menaxheri im. Videoklipi është realizuar në një ambient malor afër qytetit tonë, më konkretisht tek Restorat “Pishat”.

“Bota sot”: Kur mund të presim një projekt të ri nga ju?

Dafina Morina: Projekte nga unë pritet të ketë së shpejti, planifikoj të bëj albumin por edhe videoklip të ri. Besoj që pas festave të fundvitit atëherë kur i përfundoj koncertet e planifikuara.

“Bota sot”: Po ndonjë bashkëpunim?

Dafina Morina: Besoj që në të ardhmën do të kem bashkpunime, por njëherë nuk planifikoj.

“Bota sot”: A do të jeni e pjesëmarrëse në xhirimet e Vitit të Ri?

Dafina Morina: Po gjithmonë kam marr pjesë në gjirimet e Vitit të Ri, e natyrisht që edhe këtë vit.

“Bota sot”: Si e vlerësoni muzikën që bëhet në Kosovë?

Dafina Morina: Unë jam frymëzuar nga muzika popullore, pasiqë i përkas edhe këtij zhanri muzikor dhe padyshim që më së shumti e vlersoj këngën shqipe. Kurse fakt i keq është se sot në Kosovë muzika shqipe nuk po vlersohet edhe aq shumë nga të rinjët sidoqoft për mua do të jetë gjithmonë zhanri që do ta këndoj, sepse familjarisht jemi adhurues të muzikës shqipe.

“Bota sot”: Sipas juve, çfarë të mira sjell muzika?

Dafina Morina: Të këndosh të bën të qlirohesh shpirtërisht, e kur kjo gjë të sjell edhe famë dhe të mira materiale atëhere, muzika është dhunti që zoti ta dhuron dhe ti duhet ta shfrytëzosh.

“Bota sot”: Mesazhi juaj për fund?

Dafina Morina: Mesazhi im është më shumë për të rinjët, së pari për ata që kanë talent dhe dijn të këndojn, i them atyre të merren me muzikë, të jetojn me muzikë sepse edhe ata e dijn mirë cfare ndjenje e mirë eshtë të këndosh. Gjithqka mund arrihet vetëm duhet të kenë kurajo dhe të besojn në vetvete.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat