Premiera e këngës 'Grateful' nga Rita Ora (Video)

Mediale Vip

Premiera e këngës 'Grateful' nga Rita Ora (Video)

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 18:41

Është lansuar kënga zyrtare e filmit 'Beyond the Lights', 'Grateful' kënduar nga Rita Ora.
Singli i parë zyrtar i komedisë romantike 'Beyond the Lights' ka vokalin e shqiptares Rita Ora.

Kanali zyrtar që i ka të drejtat e këngëve të filmit, Relativity Media, kanë lansuar këngën 'Grateful', një këngë e bukur me tekstin plot shpresa, shkruar nga Diane Warren.

Warren ka thënë se regjisorja Gina Prince-Bythewood ka bërë një film të mrekullueshëm që tregon se çfarë ndodh në të vërtetë prapa dritave të famës.

'Jam shumë e lumtur që ajo më ka bërë të shkruaj këtë këngë. Jam shumë krenare për këtë dhe Rita i ka dhënë një vokal shumë të bukur', ka shtuar kompozitorja. 'Mendoj se kjo mund të jetë kēnga e karrierës për të, tregon një anë krejt tjetër të sajën dhe po shpresoj që do ta dëgjojmë nëpër të gjitha radiot e madje edhe në ceremoninë e çmimeve Oscar vitin tjetër'.

Filmi 'Beyond the Lights' do të fillojë të shfaqet më 14 nëntor të këtij viti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat