Intervistë me balerinën Oriada Islami - nga “Metropolitan Opera House ” në New York

Mediale Vip

Intervistë me balerinën Oriada Islami - nga “Metropolitan Opera House ” në New York

Nga: Beqir SINA, New York City Më: 23 tetor 2014 Në ora: 15:04

Kur u shfaqen për herë të parë dëshirat fëminore, që ndikuan edhe në motivimin e mëtejshëm të pasionit tuaj për baletin ?

Në barkun e nënës sime. Prindërit e mi kanë qënë të dy artist Behar dhe Sofika Islami këngëtar operistic në TOB. Mami më trëgonte se kur isha e vogël më këndonte që të pushoja së qari, por nuk kishte dobi:))) ndërsa kur kërcente me mua pushoja së qari. Si të thuash unë jam rritur në TOB pasi prindërit me merrin me vete në punë dhe ka patur Opera që unë isha ne skene me ata. Por gjithmonë më terhiqte studioja ku bëheshim provat e baletit dhe ulesha dhe shikoja. Balerina e njohur Zoica Haxho u be shkaku kryesor qe prinderit e mi ta merrin më seriozisht interesim tim ndaj baletit. Ajo më thëriste balerina e vogel. Pasi më provojë disa ushtrime prinderit me cuan në pallatin e pionierit si parapregatitje për te konkuruar më pas në Shkollën e Baletit “Jordan Misja”

Cili ka qenë mësuesi i ytë i parë dhe a keni episode që kujtesa e juaj ripërtërinë në këto momente: sigurisht flasim për ditët e para të kërcimit në majë të gishtrinjëve - pra për ato që janë aq të bukura sot në jetën e një balerine !

Pedagogja ime e parë dhe e vetmja deri sa mbarova shkollën e baletin ka qënë Ariana Pertena. Për mendimin tim Një ndër pedagoget më të afta në profesionin e baletit. Kërcimi në majë të gishtave nuk ndjetet aq I bukur sa shikohet apo ëndërohet. Dua të them që kërkon një punë tepër intensive të vazhdueshme. Të kesh një gol profesional në një moshë 8vjecare dhe te punosh natë e ditë ku lojrat e femirisë janë të kufizuara nuk është e lehtë. Unë mbaj mend ku gishtat më bëheshin me gjak dhe depërtonte jashtë puanteve ( kështu quhen këpucët e baletit në majë të gishtave) por pasioni dhe dashuria për profesionin bënte që unë të mos e ndjeja dhimbjen por të vazhdoja dhe të punoja. Kjo punë paid off sic I themi ne këtej nga NY.

Ç'farë ndjenjash përjetoni, tek shikoni madhështinë që prodhoi realizmi i kësaj ëndrre, qëtashmë mbasi i ka kaluar edhe caqet e parashikimeve tuaja të mëparëshme?

Qetësi shpirtërore pasi ndjehem e plotësuar në atë cka kam patur dëshirë të realizoja dhe kerkoj të realizoj pasi për deri sa jetoj, jeton dhe kerkesa karshi vetes. Talenti është tepër in rëndësishim por pa punë, dashuri dhe këmbengulje ska vlerë. Unë kam një shprehje” Mos ëndero natën por ditën” Që do të thotë mbaji mënd ëndrat e tua dhe bëji realitet. Shumë vetë thonë duhet të kesh fat por unë besoj fatin duhet ta kërkosh. Kurrë mos humb shpresë në realizimin e ëndrrave te tua. Unë kam patur dhe momente të veshtira dhe aq më teper si shqiptarë të asaj kohe ku marrja e vizave për shqiptarët ka qëne tepër e veshtirë për të qënë present në odicionet që bëheshin. Në fillimet e mia ne Londër unë kam shkuar me vise studenti dhe nuk e njihja terenin artistic të Londrës. Nuk kam patur as agent që të interesohej. Por kjo kurrë nuk me demoralozoj dhe të lija punën, përkudrazi kam punuar tepër për të arritur qëllim tim dhe e arrita te kerceja me kompani dinjitose si protagoniste kryesore. Dua të them në jetën time asgjë nuk ështe jashtë parashikimeve te mia, të paktën deri tani.

Si mendoni sa duhet të shpërfaqet mësimëdhënia e këtij profili arti, ç'ka mund të vlejë më shumë edhe për talentet e sotëm ?

Vetëm kjo pyetje eshte intervist më vete, ose më saktë një libër më vete. Në rradhë të parë duhet te kesh njohuri sesi funksionon skeleti, pasi muskujt jane thjeshtë për tu punuar për të mbështetur lëvizjen e kockave. Diku intensitet më pak apo më tëper I muskujve ndikon në cilësinë e lëvisjes apo teknikës. E dyta duhet ka kesh aplikuar si profesion ta ndjesh atë cka thashë më parë që të dish ta trasmetosh dhe, që të jesh I sukseshëm si pedagog për tu kuptuar të duhët imagjinatë e cila duhet ti korespondojë moshes së studentit. Ne shpesh dëgjojmë: Qëndro drejt, fute barkun brenda, mos e nxirr stomakun jashte, ngrije mjekren, Mos u bëj dembele, shrëngo your tushy etc...të gjitha këto kërkesa fillojnë në pozicionin e parë me dy duar në levë , në moshën 7-8 vjecare. Kjo mënyrë pa dashje krijon një lloj pasigurie, për mua këto jane kerkesa negative. Psh.. shprehja që përdoret: “Futi vidhet brenda dhe mos I lër të dalin përjashta kur bën plie” Automatikisht kjo krijon konfuzion për vajzat kur arrijnë moshën e pubertetit kur një mëngjez ato zgjohen me një derriere të spikatur dhe kjo krijon një lloj pakënaqëisie karshi trupit të tyre, pasi është dicka e papranushme sipas korigjimit të pedagoges. Unë jam një avokate e dashur I trupit dhe ka mënyra më të mira për të trasmetuar atë që do tek fëmija. Duke perdorur imagjinatë pozitive tek fëmijët, përfundimisht këto koncepte bëhen memorje muskulore dhe nuk është më nevoja për imagjinatë, pasi këto orientime familjarizohet në trupin e kërcimtarit dhe ne kalojmë në kërkesa të tjera.

Si kanë lindur ndërthurjet e para dhe çfarë proporcionesh jeni përpjekur t'i vini klasikes ndaj popullores shqiptare ?

Kur kam qënë në Akademi përvec klasikes ne bënim dhe vallet popullore. Do të thoja që eshtë teper e rendesishme te njohësh folklorin tënd dhe mbi të gjitha ne kemi një folklor tepër të pasur. Cdo trevë ka lëvizjet e veta specifike, larmi kostumesh, polifoni mahnitëse. Vallen popullore do ta quaja kercimin konteporan shqiptar me pak modifikime, pasi e mbeshtet lëvizjen e thyer. Komuniteti ynë është tepër I zgjeruar dhe po krijohet një brez I ri I shqipëtare në Amerikë ku po humbasin lidhjet me origjinën e tyre. Do kisha shumë dëshirë të krijonim një qënder kulturore në NY ku mësimëdhënia e folklorit tonë si degë artistike të jetë ura që lidh brezin e ri shpipëtar me historinë e rrënjëve të tyre.

Duke qenë një person kompetent e vlerë për brezat e pedagogëve shqiptarë, si e konceptoni përafrimin me baletin kontemporan ?

Baleti klasik dhe bashkëkohore( kontemporan) kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën por ka shumë dallime të mëdha.
Ballet bashkëkohore ( Kontemporan) janë zakonisht më të shpejta. Nuk përqëndrohet në simetri, dhe duke patur levizje te "paekuilibruar" është karakteristikë e stilit. Nuk përfshin pantomime apo gjeste tekstuale. Kërcimtaret lakojnë, rrotullojnë, përkulin
plesën e sipërme të trupit. Mundet ose nuk mund të këtë një pas de deux. Kercimtaret përqëndrohen në lëvizjen dhe mundet ose jo të veshin puanten. Ka shumë liri kërcimi dhe Koreografët mund të provijnë hapa të reja dhe të ndryshme.
Ballet klasike.. Koreografi mund të përfshijnë pantomimën dhe gjestet tekstuale. Gjithmonë ka një histori. Për kohën më të gjatë kërcimtarët e mbajnë shpinëd drejt. Gjithmonë ka pas de deux. Duket shumë simetrike duke patur të njëjtin numër kërcimtarësh në dy krahët që ekzekutojnë të njëjtën lëvizje. Balerinat gjithmonë veshin puante.

Kujt ia dedikoni arritjet e tuaja profesionale ?

Vetvetes në rradhë të parë. Per mua fjala dedikim do të thotë punë e vazhdushme të cilen askush sta jep borxh. Dashuri, Mirënjohje, Respekt të pafund familjes sime që më ka mbështetur jashtë kufive të mundësive të tyre.

Si u shfaqet dhe si e vlerësoni ju Metropolitan Opera House në New York ?

Mbas shfaqes që pata në Broadëay si protagoniste kryesore bera audicion I cili ishte nje klasë baleti. Metropolitan Opera është një nder Operat më të rëndesishme, mund të them pa frikë në botë.

A patët ndryshim lidhur me atë çfarë bënit në Shqipëri, dhe sotë ? Si reflektuat për t'u përshtatur me Metropolitan Opera House në Neë York ?

Une jam larguar nga Shqipëria në vitet 93 dhe në fushën profesionale dryshimi është I madh, jo vëtem si repertor por dhe si zhvillim dhe mënyra e të konceptuarit në profesion, I thonë 21 vjet punë më koreografë të ndryshëm, compani të ndryshmë, shtete të ndryshme. Kjo experiencë e imja bëri të ndejem si në shtepi timë me Metropolitan Opera, pasi I permbledh të gjitha. Puna me koreografë jo vetëm në fushën klasike por dhe në atë moderne, konteporane, Broadëay...Në këtë Institucion që të jesh I punësuar në mënyrë kostante duhet të jesh versatile at the best në stilet që përmënda.

A jeni ju duke e kërkuar "madhështinë në majë të gishtrinjëve" ?

Fakti që kam mundur të cohen në majë të gishtave thëmbrat janë ngritur nga toka dhe më kanë zgjatur 27cm për një kohë të gjate:))).....Eh madhështia.. Kërkesat skanë fund. Eshtë një proces normal, kur hyp një shkallë do kalosh dhe tjetrën deri sa arrin në shtepi dhe të shplodhesh. Unë kam akoma shkallë përpara.

Cilat janë momentet me të kënaqshme për ju në skenën e baletit në Metropolitan Opera House në Neë York ?

Cdo moment ka bukurine e vet dhe emocionet jane te ndryshme. Një ndër arsyet kryesore që unë konkurova në Metropolitan ishte sepse fillova të pëlqej kanton dhe
ku më mirë sesa atje për të kuptuar dhe degjuar këngëtarët më të dëgjuar në botë. Unë kam një vit që po studioj profesionalisht për kanto. Piksynimi im është ndërdhurja e dy profesione më të kualifikuara, I asj të balerinës dhe kengëtares operistike në një spectakël të vetëm. Jam me fat pasi zërin e kam të trashëguar nga prinderit. Kjo është një ndër momëntet, kënaqësia dhe endrra imë e re profesionale në jetën time tani.

Po më të vështirat ? a mund të na tregoni ndonjë episod

Të thëm të drejtën nuk kam kaluar vështirësi në Metropolitan të një niveli që të më kujtohen. Konfliktet e bardha si I them unë që nuk janë të dëmshme, janë të pranishme në procesin e punes, pa ato ska progres. Gjatë viteve në jetën timë artistike po. Unë kam kërcyer në skenë në majë të gishtave dhe më kyc të drydhur kur një njëri normal do ishte me paterica, por andrenalina tek unë ishte aq e lartë saqë kur un futa në skenë jo vetëm që se ndjeva dhimbjen pro fluturja. Kur mbarova kjo është histori më vete.

Sa të pavarur dhe krijuese e ndjeni veten në këtë skenë ?

Varet me cilin koreograf punon. Fakti që repertori është I përzierë ka dryshime në stil ashtu dhe në lirinë që të jepet. Kur kërcen klasiken përvec teknikes do tregosh dhe historinë ku ana e interpretimit është dicka që ska as pranga as rroba.Ti je duke treguar shpirtin tënd. Kur kercen konteporane kyci është zhdervjelltesia fisike ku pjeset e trupit janë të ndara nga njëra tjetra.

Po me shqiptarë a keni punuar në Metropolitan Opera House në Neë York ?

Deri tan jo. Unë kam gati 10 vjet që punoj aty. Ndersa përsa I perket këngëtareve shqiptarë, jam takur me Saimir Pirgun dhe e kam dëgjuar kur kendojë Traviatën. U gezova vertet.
A e keni ndijer veten ndonjëher në vështërsi ? në jetën tuaj jashtë Atdheut
Sigurisht. Sidomos në fillim. Largimi nga Shqipëria nuk ishte I lehtë pasi mundësitë për tu larguar si njerez të civilizuar ishte I pamundur. Përsa I përket Amerikës vërshtiresia ishte se unë nuk kisha njerëz këtu, dhe mbi të gjitha është larg. Kur jetoja në Evropë ishte më e lehtë pasi 2-3 orë udhëtim unë isha në shtëpi tek prindërit në Gjermani. Deri sa krijova rrethin shoqëror ku do sdo janë ata njerez që me kalimim e kohes të bëhen familja jote e dytë, fillimet ishin të vështira, pasi ndjehesh vetëm. Mbas një viti më erdhi tezja në Amërikë bashkë me familjen dhe ajo për mua është një nënë e dytë.

Duke hedhur një "sy" zhvillimit të sotëm të baletit cili është ngazhimi juaj ?

Është një fakt goditës që intimiteti dhe emocioni janë kaq të vështira për tu gjetur në balet sot. Kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu, edhe në shekullin e njëzetë, kur koreografë nga Nijinsky deri Cunningham dhe Balanchine ishin tepër të preokupuar me formën dhe abstraksionit-me marrjen e ndarjes se trupit, duke e dërguar atë jashtë balances, duke e kthyer atë shtrembër. Ata bënë fizikën njerëzore, dhe arkitekturuan mekanikën, se si ne lëvizim-subjektin e kërcimit. Kjo mund të dukej një ushtrim i thatë formal, por kjo nuk ishte, sepse më e mira e tyre kanë qenë gjithashtu emocionalisht dhe intelektualisht kurajoze, dhe ata bënë kercimin rreth ndjenjave dhe gjërat në jetën si dhe shoqërinë tonë te rendesishme, jo vetëm për ta, por për të të gjithë ne. Dashuria, humbje, erotizëm, zemërimi, tradhëti, shans, fati, e guximshmja: këto ishin llojet e fjalëve ku baletet dhe kërcimtarët e tyre te sjellin në mendje. Tani ne shekullin 21 një brez i ri i koreografesh është duke marrë frenat e pushtetit në institucionet më të adhuruara. Kjo do të thotë se teatrot ende e bëjne klasiken, por i jepet shume prioritet frymes se re ku ka koreografë të cilin jane ftuar në Metropolitan Opera ku dobesia e tyre është se jo gjithmonë e dini se si, apo të kujdesen, plotësisht për të përdorur aftësitë e jashtëzakonshme fizike dhe teknike të artistëve të trajnuar klasik. Kjo është dicka e pashmagshme, ashtu si the në jetën sot ku teknologjia, Iphone, Kindel po merr prioritet dhe ne harrojmë të lexojmë duke shfletuar. Unë mundohem të jem presente dhe pjesëmarrese në të dyja, pasi eshte nje balance e rendesishme.

A kemi talente të reja shqiptarë në SHBA ?

Talente shqiptarë ka plot për aq vend I vogel që jemi. Përsa I përket Baletit në NY Unë kam shumë dëshirë ti njoh por nuk kam takur deri tani, as në Broadëay kur isha as tani në Metropolitan. Përsa I perket Amerikes ka dhe une do pëmëndja shokun tim të klasës Astrit Zejnatin, kërcimtar tëper I talentuar si principal më Teatrin e Arizones ku kohët e fundit është dukë marrë pjesë si koreograf gjithashtu.

Me çfarë "syri" e shikoni zhvillmimin e realitetit të sotëm për Trupën e Baletit Kombëtar Shqiptarë, ka rënie, ka mbetur në vend apo ka ecur përpara ?

Kam shumë vite që nuk I kam ndekur pasi largësia bën të vëtën dhe unë nuk udhëtoj shpesh në Shqipëri. Shpresoj të mos këne mbetur me mentalitetin ku nuk I jepet dorë talentit të ri sepse ai që ka 30 atje në basë të vjëtërsisë së punës nuk I jep mundësinë talenteve të reja. Nëse ky parim vazhdon të ndiqet kurrë nuk ka zhvillim. Kush ka aftësinë dhe talentin duhet inkurajuar. Është në basë të aftësisë në rrathe të parë e cila zhvillohet artistikisht në vite. Kjo është një përgjegjësi që bie mbi drejtuesit nëse vërtet duan të ecin me hapat e zhvillimit. Kam degjuar që po bashkëpunohet dhe me koreogrfë jashtë vendit apo dhe ftesat që u janë bërë artistëve jashtë shqiperisë. Kjo më gëzon pasi kolaborimi dhe risjellja e tyre në skëne me një frymë të re artistike dhe profesionale është e rëndesishme.

Çfarë do t'i uronit sot "Trupës Kombëtare Shqiptare të Baletit" ?

Suksese dhe vërtet të drejtohet dhe punohet që të arrijnë të behen një nder teatrot e rendesishme në Evropë. Të jetë një institucion ku talentet shqipëtare ashtu dhe të huaj të kërkojnë të angazhohen dhe bashkëpunojnë me këtë institucion.
Metropolitan mbahet financialisht nga donatorët dhe adhuruesit e artit mbi $400M ne vit. Mos harrojmë një produksion kushton $3M or more, dhe ketu përmasat skenike jane gjigante. Mbase kjo është një shumë e madhe për momëntin por shpresoj që të ketë akoma artëdashes biznesmen në Shqipëri dhe secili të kontribojë brënda mundësive për ti thënë një shtytje pozitive artit nga ana financiare. Arti është pika kyce në zhvillimin dhe respektin karshi një kombi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat