“Angelina priste gishtat me brisk, i dukej romantike”

Mediale Vip

“Angelina priste gishtat me brisk, i dukej romantike”

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 00:27

Billy Bob Thornton ka zbuluar detaje nga martesa e tij me Angelina Jolie dhe ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti që aktorja e famshme, e cila tashmë është e martuar me Brad Pitt, ishte e dhënë pas prerjes së duarve me brisqe.

“Ne nuk e shikonim shpesh njëri-tjetrin e për këtë arsye një ditë ajo bleu një nga ato varëset që kanë diçka të vogël ku mund të vendosësh foto. Ajo mendoi se do të ishte shumë romantike po të prisnim me brisk gishtat, gjakun ta fusnim aty dhe varësen me gjakun e njëri-tjetrit ta mbanim përherë me vete”, tha aktori 59-vjeçar për ‘The Hollywood Reporter’.

Billy Bob Thornton dhe Angelina Jolie u martuan në vitin 2000 dhe u ndanë në vitin 2002.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat