E sukseshmja Venera, me vokalin më të rrallë në tregun muzikor shqiptar

Mediale Vip

E sukseshmja Venera, me vokalin më të rrallë në tregun muzikor shqiptar

Nga: Intervistoi Albulenë Muji Më: 22 tetor 2014 Në ora: 10:59

Këngëtarja Venera Lumani, tashmë e mirënjohur e cila brenda këtyre dy jave ka nxjerrur këngën e saj më të re në tregun muzikor shqiptar. Një ndër vokalet më të rralla në tregun muzikor shqiptar ka Venera, e cila është edhe fituese e The Voice of Albania 2.

Balada e sjellë është një ndër më të ndjerat e këngëtares. Kënga mban vulën e kompozitorit Endrit Shani dhe tekst të Endrit Mumajesit. Kënga është e shoqëruar me një klip super të realizur, ku Venera duket si një divë e vërtetë mbi një piano. Këngëtarja e baladave gjithmonë është në një formë prefekte dhe e kuruar në çdo detaj. Venera në këtë intervistë dhënë gazetës sonë “Bota sot”, ka rrëfyer e gjithën ecurin në karrierën e saj deri në ditët e sotme, si dhe jetën e saj të zakonshme që e bën vetë ajo dhe që është shumë e kënaqur me vetën e saj. Venera është shumë e përkushtuar që famën dhe suksesin që e ka arritur deri tash ta ruaj me shumë mund.

“Bota sot”: Venera si ka ec per ju ky vit?
Venera:
Ky vit për mua ka qenë shumë i ngjeshur, i mbi ngarkuar dhe me shumë befasi dhe shperblime. Dolën këngët e mia të para, videoklipet, festivalet... shumë sukses do thoja unë.

“Bota sot”: Ju këto ditë keni dal me një videoklip të ri, klipi dhe kënga po priten mjaftë mirë dhe është diçka më ndryshe se që jemi mësuar të shohim dhe të degjojmë, ide e kujt ishte kjo?
Venera:
Po tashmë 2 javë ka dal edhe klipi më i ri, një gjë ndryshe idea e se cilit ishte e imja, padiskutim një dakordim edhe me produksionin. Doja të vija në këtë mënyrë që të lija në qendër të vemendjës vokalin dhe këngën.


“Bota sot”: Cilat janë planet e juaj në vazhdim?
Venera:
Plani më i afër është festivali i madh, po përgaditem për aty. Uroj të më hec mbarë.

“Bota sot”: Venera me kënd bashkëpunon më shumë, cilët janë bashkëpunëtorët tuaj?
Venera:
Bashkëpunëtorët e mijë janë si gjithmonë, Endrit Shani, Endrit Mumajesi dhe së fundmi një bashkëpunim edhe me Big Basten.


“Bota sot”: A e fitoni edhe atë që e shpenzoni për muzikë, thjeshtë a mund të jetohet nga muzika?
Venera:
Hmmm...një pytje shumë delikate dhe e thellë. Mjafton të thuhet se jam mirë dhe së mundi i dhënë padiskutim se shpërblehet.

“Bota sot”: Venera ju keni një zë të fuqishëm dhe të ëmbël e keni trashëguar?
Venera:
Në familjen tonë të gjithë merren me muzikë në një formë apo në një tjetër, zanafilla e artit tek ne është e vjetër, kështu që po, është trashëgimi.

“Bota sot”: Sa ju ka hapur rrugë pjesëmarrja në “The voice of Albania”?
Venera:
Voice ka qenë një promovim i denjë për mua, ka hapur shumë rrugë por më e vështira dhe më e rëndësishmja është kjo tani... suksesi duhet ruajtur.


“Bota sot”: Cili do të jetë profesioni juaj që do të merreni me të përpos muzikës?
Venera:
Unë kam mbaruar shkollën për kanto, padiskitim profesioni im është muzika.

“Bota sot”: Venera shkon në palestër, apo mban dietë?
Venera:
Praktikoj një mes, mes palestrës dhe dietave,unë shkoj në palestër dhe ushqehem shëndetshëm.

“Bota sot”: Si është nj ditë e zakonshme për ju?
Venera:
Dita ime është e mbushur me aktivitete nuk do thoja e zakonshme. Shumë prova, koncerte, studio time, e të tjera.


“Bota sot”: Din Venera t’i kryej punët e shtëpisë?
Venera:
Padyshim që dijë, jam një vajzë shumë e rregullt, pastroj, gatuaj...bëj çdo gjë që kërkon shtëpia.

“Bota sot”: Cili është ushqimi juaj i preferuar?
Venera:
Mmm..unë jam fan i madh i ushqimit gatuaj çdo gjë dhe ha çdo gjë, por më shume më terheqin perimet jam vajza e sallatave.


“Bota sot”: Sa të pengon fama?
Venera: Në Shqipëri fansat s’janë të bezdisshëm, janë tepër të dashur dhe të kulturuar madje, këtshu që s’më bezdis, më jep kënaqësi.
“Bota sot”: Sa është e mirë xhelozia në mes kolegëve, kënd e xhelozon Venera?
Venera:
Ha – ha – ha (qesh). Jo, vetëm në art nuk shtyhet me xhelozi. Mendoj unë...

“Bota sot”: Dhe krejt për fund për lexuesit e gazetës Bota sot nëse keni për të shtuar diçka?
Venera:
Falemimnderit shumë për intervistën...uroj shëndet, dëgjoni muzikë të mirë, hani shëndetshëm dhe pozitivitet...


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat