Prapaskenat e puthjes "Madonna dhe Britney"

Mediale Vip

Prapaskenat e puthjes "Madonna dhe Britney"

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 18:33

Ne të gjithë e mbajmë mend se ku ishim, ditën që u bëmë dëshmitarë të puthjes që tronditi botën. Ishte spektakli i “MTV Video Music Awards” i vitit 2003, kur mbretëresha e popit Madonna puthi dy këngëtaret Britney Spears dhe Christina Aguilera.

Për herë të parë pas 11 vjetësh, menaxheri i këngëtares Spears, Larry Rudolph tregon të pathënat e asaj puthjeje. Sipas Rudolph, Madonna ishte ajo që e inskenoi dhe krijoi këtë provokim origjinal.

"Madonna ka qenë shumë e ngurtë në lidhje me provat. Ajo kurrë nuk na thërriste në emër dhe vetëm jepte urdhra. Për fat të mirë, gjithçka që planifikoi, funksionoi dhe Madonna tronditi botën me dy puthje të thjeshta”, tha Rudolph.

Por për të, ishte ajo që bëri më pas mbretëresha e pop-it që e habiti. “Pas performancës, ajo erdhi në ashensorë. U drejtua për tek unë, vuri krahët rreth belit dhe më dha një puthje në buzë, më pas më tha “E pe Larry, ia vlejti.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat