Julia Roberts, pre e ngacmimeve

Mediale Vip

Julia Roberts, pre e ngacmimeve

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 18:20

“Ndihesha e parëndësishme”, janë pikërisht këto fjalët që aktorja e famshme e Hollywood, Julia Roberts ka thënë duke shtuar se gjatë periudhës së shkollës së mesme ka qenë viktimë e bulizmit (talljeve e ngacmimeve).

Rrëfimi i saj ka ardhur në mënyrë të natyrshme një interviste, ku ka treguar këtë eksperiencë të keqe. Ylli i “Pretty Woman” ka theksuar rëndësinë e të mos ndenjurit pasivë ndaj këtyre episodeve.

“Pasiviteti është i gabuar, edhe nëse viktima nuk je ti apo një miku yt, fenomeni është gjithsesi një problem që të përket edhe ty, si gjithë të tjerëve. Nëse ndesheni në një situatë të tillë dhe nuk bëni asnjë gjë, është njësoj si të jeni ju agresorët”, është shprehur më tej Roberts.

Aktorja 46 vjeçare ka folur për herë të parë gjatë një takimi vullnetar me përfaqësuesit e Glsen, një organizatë e cila ka si qëllim evitimin e episodeve të bulizmit kundër komunitetit LGBT në shkollë. Juria ka marrë edhe një çmim për vullnetarizmin e saj në kauzën Regent Beverly Wilshire në Los Angeles

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat