Zi në botën e modës, vdes stilisti që veshi femrat e famshme

Mediale Vip

Zi në botën e modës, vdes stilisti që veshi femrat e famshme

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 08:50

Bota e modës i thotë lamtumirë një prej ikonave të saj. Oscar de la Renta, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare. Stilisti ishte diagnostikuar me kancer në vitin 2006, ndërsa lajmi për shuarjen e tij u komunikua nga familja. Ai lindi në Republikën Domenikane në vitin 1932 dhe u bë i famshëm qysh në vitet '60-të, pasi ishte stilisti që veshi Jackie Kennedy. Në vitet '80-të ai veshi edhe zonjën e parë Nancy Regan dhe në vijim Hillary Clinton dhe Laura Bush. Kanë qenë të shumta femrat e famshme që janë veshur prej tij që nga Cameron Diaz, Nicole Kidnam dhe së fundmi edhe bashkëshortja e George Clooney, Amal Clooney. De La Renta u martua dy herë. Gruaja e tij e parë Francois de Langlade, drejtore e “Vogue France” vdiq në vitin 1983, dhe pas vdekjes së saj ai u martua me Annette Reed me të cilën jetoi deri në ditët e fundit, së bashku me tetë qentë e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat