Çfarë ndodh kur i refuzon kartën e kreditit Obamës?

Mediale Vip

Çfarë ndodh kur i refuzon kartën e kreditit Obamës?

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 08:41

Çfarë ndodh kur një Presidenti, dhe aq më tepër atij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i refuzohet karta e kreditit? Epo në të tilla raste, paguan bashkëshortja. Kjo ka ndodhur në një restorant, ku Presidenti i SHBA-ve Barack Onama po darkonte me bashkëshorten e tij, Michelle.

Për kamerieren nuk ishin aspak e lehtë, për t’i thënë Presidentit të saj se karta e tij nuk funksionon. Nuk ndodh çdo ditë që të kesh Presidentin dhe Zonjën e Parë, në restorant për të darkuar. Por surpriza ishte sidomos në momentin e pagesës së llogarisë, kur pajisja refuzoi kartën e kreditit të Presidentit.

“Zoti President, më falni po karta juaj e krediti nuk funksionon! Duhet të paguani llogarinë në një mënyrë tjetër”, i është drejtuar kamerierja e restorantit Obamës.

Fatmirësisht ishte Michelle ajo që pagoi llogarinë me kartën e saj. Obama e tregoi këtë ngjarje në formën e një anekdote, sipas së cilës edhe presidentët, që marrin strehim dhe transport falas, mund të preken nga sistemi financiar.

Një muaj më parë, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv presidencial, për të rritur nivelin e sigurisë së transaksioneve elektronike dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

“Mendova se në restorant kishim të bënim me ndonjë lloj mashtrimi, dhe se edhe unë mund të prekesha nga ky mashtrim”, tha Obama.

Vjedhja e identitetit është një problem mjaft shqetësues në SHBA. Vitin e kaluar, sipas vlerësimeve rreth 100 milionë persona janë prekur nga ky fenomen, gjatë kohës që ata kanë blerë produkte në dyqanet amerikane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat