Ylli i "Sex and the City" blen rroba te "Gabi"

Mediale Vip

Ylli i "Sex and the City" blen rroba te "Gabi"

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 16:45

Kush do ta mendonte se aktorja e “Sex and the City” frekuenton tregjet e rrobave të vjetra?

Sarah Jessica Parker është fotografuar, teksa po frekuentonte tregun e rrobave të përdorura në rrugën Sannio, në Romë.

Tregu është një destinacion në kërkim të rrobave të cilësisë së mirë dhe aktorja amerikane duket se nuk do t’i shpëtojë rasti për të blerë një fustan "Made in Italy"

Parker ndodhet në Romë për xhirimin e komedisë romantike “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë”, të regjisores Ella Lemhagen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat