Anne Hathaway: Fama më shkatërroi

Mediale Vip

Anne Hathaway: Fama më shkatërroi

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 10:53

Anne Hathaway, gjatë një interviste të dhënë së fundmi është ndalur tek fama dhe pasojat e saj. Aktorja është shprehur se për një kohë të gjatë njerëzit i thonin që ajo të ishte vetvetja, e ndërsa kishte përjetuar një periudhë stresuese.
Tashmë që ajo është 31 vjeç, duket se gjërat kanë ndryshuar, e ndërsa ajo shijon më tepër jetën e saj private. Në një intervistë për revistën ‘Elle’, 31-vjeçarja është shprehur: “Fama më shkatërroi për një kohë të gjatë.

Nuk dija si ta përballoja dhe më stresoi. Njerëzit më thonin që duhet të isha vetvetja, por unë nuk e njihja ende veten”. Anne foli edhe për martesën e saj me Adam Shulman, duke thënë se është e sigurtë që lidhja e saj 2-vjeçare do të vazhdojë për një kohë shumë të gjatë. “Kur nuk je e shqetësuar për marrëdhënien tënde, i shijon më shumë ditët”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat