Artisti shqiptar, sekreti i bukurisë së Kim Kardashian

Mediale Vip

Artisti shqiptar, sekreti i bukurisë së Kim Kardashian

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 10:51

Ikonë bukurie ku vëmendja e të gjithëve qëndron vetëm tek ajo. Me forma bombastike seksi dhe me një fytyrë hyjnore, Kim Kardashian është shndërruar tashmë në një fenomen bukurie dhe sensualiteti.
Daljet e saj janë gjithmonë të kuruara deri në detaj, që nga koka deri te këmbët. Nëse për stilin e saj kujdesen shumë stilistitë me emër për make up-in e saj kujdeset vetëm një.

Djali i talentuar një make up artist shqiptar nga Mali i Zi, Mario Dedivanovic.

Në llogarinë e tij në Instagram ai ka foto me modelet më të njohura dhe me motrat e famshme Kardashian.

Djali simpatik nuk nguron ta tregojë origjinën e tij, dhe në Instagram poston shprehje shqiptare dhe flamurin kuq e zi. Edhe fansat e tij të shumtë shpeshherë i shkruajnë atij “Të dua shumë” apo dhe shprehje të tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat