Beyonce dhe Jay Z shohin ndeshjen me Beckham-in

Mediale Vip

Beyonce dhe Jay Z shohin ndeshjen me Beckham-in

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 18:02

David Beckham dhe Jay Z janë fotografuar duke biseduar dhe buzëqeshur me njëri-tjetrin teksa shijonin ndeshjen e futbollit mes Paris Saint-Germain dhe Barcelonës, të shoqëruar nga diva Beyonce.

Ndërkohë që Jay Z dhe David ishin të fokusuar te bashkëbisedimi i tyre, Beyonce u përpoq të shfaqte interesin e saj te ndeshja.

Këngëtarja amerikane, e cila ishte veshur komplet me të zeza, ka bërë disa fotografi me fansat e saj gjatë ndeshjes.

Ndërsa Jay Z, i cili ishte veshur sportiv, dukej tepër serioz gjatë hyrjes në stadium por buzëqeshja i erdhi më vone nën shoqërinë e Beckham-it.

Ish-futbollisti, i cili më parë ka qenë lojtar te Paris Saint-Germain, nuk ishte i shoqëruar nga djemtë apo bashkëshortja e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat