Arrestohet Amanda Bynes

Mediale Vip

Arrestohet Amanda Bynes

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 08:59

Aktorja problematike Amanda Bynes, kohë më parë ka dalë nga klinika e rehabilitimit, ndërsa tashmë kanë filluar të vijnë problemet e reja. Në të vërtetë,Amanda është arrestuar në Los Anxhelos për shkak të vozitjes në ndikimin e substancave të ndaluara, por se a bëhet fjalë për drogë apo alkool, ende nuk është bërë e ditur.

Disa thonë se ajo ishte e dehur rëndë, derisa të tjerët thonë se ajo ishte nën ndikimin e marihuanës. Ajo ishte arrestuar pasi ishte ndalur në mes të një udhëkryqi me veturën e saj Mercedes. Menjëherë kishte reaguar policia e cila kishte konstatuar se është nën ndikimin e substancave të ndaluara dhe e kishte arrestuar. Dhe pasi e kanë dërguar në stacionin e policisë, ata kishin konstatuar se kishin pasur të drejtë. Pasi i janë marrë gjurmët e gishtërinjve dhe është marrë në pyetje, ajo është liruar pasi fillimisht ka paguar 15 mijë dollarë si garanci.

Ajo brenda muajit pritet të dalë para gjyqit. Për shkak të problemeve të saj mentale, të cilat zgjasin tashmë katër vite, prindërit e saj e kanë fituar në gjyq përkujdesjen ndaj saj. Por pasi kjo përkujdesje kishte mbaruar, gjërat kishin filluar të marrin teposhtën. Ajo kishte filluar të jetoj vetëm dhe shumë shpejt i ishte kthyer konsumimit të drogës dhe alkoolit dhe kjo i ka sjellë probleme me drejtësinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat