Gruaja e George Clooney ishte avokate e Miloshevicit

Mediale Vip

Gruaja e George Clooney ishte avokate e Miloshevicit

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 22:07

Një tekst në një sajt afarist kushtuar femrave, lajmin për martesën e George Clooney'it e ka paraqitur nga një perspektivë krejtësisht tjetër. Ai ka shkruar se avokatja e njohur, Amal Alamudin eksperte për të drejtën ndërkombëtare për refugjatë, ka bërë një zgjedhje të pa rëndomtë dhe është martuar me një artist të thjeshtë.
Derisa mediet botërore martesën e artistit të njohur George Cloney dhe të i Amal Alamudin e kanë përshkruar duke e vënë artistin në plan të parë, blogi i lexuar "Business Woman" gjithë çështjen e ka kthyer me kokë poshtë me titullin: “Avokatja e njohur ndërkombëtare është martuar me një artist".

31 vjeçja Amal është e arsimuar dhe grua e suksesshme me karrierë të cilës i mrekullohet shumëkush.

Avokate e profilit të lartë ajo respektohet në radhë të parë për shkak të profesionalizmit por edhe për shkak të klientit të saj të njohur Julien Assange. Amal po ashtu ka qenë në grupin e avokatëve të diktatorit serb të akuzuar për krime lufte në Kosovë Slobodan Miloshevic i cili vdiq në burgun Hagës në vitin 2006 pa u dënuar.

Amal, e cila flet anglisht, frëngjisht dhe arabisht, e ka mbaruar Universitetin e Oxfordit dhe ka marrë shumë shpërblime. Pas Oxfordit ajo ka mbaruar edhe Fakultetin e Drejtësisë në New York.

George Clooney disa në medie ka theksuar “të drejtën e Serbisë në Kosovë dhe ka kundërshtuar bombardimet e NATO's.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat