Dalja e parë publike e Charlotte

Mediale Vip

Dalja e parë publike e Charlotte

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 20:17

Charlotte, trashëgimtarja më e fundit e “klanit” Clinton la spitalin në krahët e së ëmës dhe në prani të babait dhe gjyshërve të saj.

Chelsea Clinton, vajza e Bill dhe Hillary Clinton la spitalin ku më 26 shtator solli në jetë fëmijën e saj të parë nga martesa me bankierin Marc Mezvinsky.

34-vjeçarja u martua me Marc Mezvinsky në vitin 2010 dhe njoftoi shtatzëninë në prill të këtij viti.

Fëmija në familjen Clinton mbërrin në një moment kur gjyshja e saj, Hillary po konsideron mundësinë për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës. Ajo është emri më i përfolur dhe i mbështetur në radhët e demokratëve për të qenë kandidate dhe thotë se do të dalë me një vendim përfundimtar për të pranuar apo refuzuar kandidaturën në fillim të vitit të ardhshëm.

Bill Clinton drejtoi Amerikën si presidenti i 43-të i saj për dy mandate, nga 1993 deri në 2001 dhe dha një kontribut të madhe në ndalimin e masakrave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat