Keira Knightley: “Rinia ime nuk ka qenë shumë argëtuese”

Mediale Vip

Keira Knightley: “Rinia ime nuk ka qenë shumë argëtuese”

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 17:55

Është një nga aktoret më të suksesshme të Hollivudit, por Keira Knightley ka zbuluar se jeta e saj, sidomos gjatë rinisë, nuk ka qenë aspak e lehtë.

Në një intervistë për revistën ‘Glamour’, 29-vjeçarja tha se mezi pret që të mbushë 30: “Të them të drejtën, vitet e para pas të njëzetave nuk kanë qenë argëtuese. Vetëm pasi mbusha 25 vjeç nisën të përmirësoheshin gjërat. Ndoshta sepse pas asaj moshe nuk më interesonte më se çfarë mendonin njerëzit.”

Keira foli edhe për martesën e saj me rokerin James Wrighton: “Dasma ishte një ditë shumë e bukur dhe zbavitëse. Të jesh e martuar është shumë mirë. Jam e lumtur për zgjedhjen që kam bërë.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat